Showbiz14 Gusht 2018, 15:50

‘Pa Kushtetutë’, këto janë disa fakte të çuditshme rreth Parlamentit Britanik

Shkruar nga Pamfleti
‘Pa Kushtetutë’, këto janë disa fakte të

'Pa Kushtetutë', këto janë disa fakte të çuditshme rreth Parlamentit Britanik

1. Pa Kushtetutë
Mbretëria e Bashkuar është një nga pak vendet që nuk ka në një Kushtetutë të shkruar (si Izraeli, Zelanda e Re dhe San Marino). Qeverisja mbështetet në një numër të madh të ligjesh të veçanta dhe tradita të cilat janë trashëguar qindra vjet më parë. Një nga karakteristikat e sistemit politik britanik është së sistemi i Britanisë ngjan thjesht me një konventë. Nuk ka asnjë kërkesë kushtetuese që të bëhesh një Kryeministër, për shembull, është thjesht një rol që arrihet me kalimin e kohës. Mungesa e një kushtetute konkrete ka sjellë shumë debate. Prej kohësh disa parti kërkojnë një reformë kushtetuese.

2. Miratimi mbretëror
Para se të miratohet një ligj nga ligjvënësit britanikë, duhet që Mbretëresha e Mbretërisë së Britanisë së Bashkuar të japë konfirmimin apo siç quhet në Britani “miratimi mbretëror”. Mbretëresha sipas traditës ka ende ka fuqinë për të pranuar, refuzuar apo për të shtyrë miratimin mbretërore e ndonjë projektligji nga Parlamenti. Në realitet, asnjë monark nuk ka refuzuar ndonjë projektligj të miratuar nga Parlamenti që nga viti 1708. Do të ishte shumë e çuditshme nëse do të ndodhte tani.

3. Sistemi i votimit
Sistemi partiak i Britanisë së Madhe quhet shpesh edhe sistem dypartiak, ngaqë në periudhën e pasluftës, rolin e pushtetit qeverisës e ushtruan vetëm dy parti: Partia Konservatore dhe Partia Laburiste. Ndërkohë që numri i partive në parlament është më i madh dhe sot është vështirë të flitet për një konkurrencë të partive. Numri i votave të një partie politike merr edhe numrin e vendeve që fitojnë në Parlament. Votuesit zgjedhin një kandidat për zonën e tyre lokale dhe personi me më shumë vota fiton vendin në Parlament. Nëse një kandidat fiton me 60% të votave, 40% i votave zbriten. Bëhet fjalë për një sistem të thjeshtë elektoral.

4. Zgjedhja e kryeministrit
Qytetarët britanikë nuk kanë asnjë lloj ndikimi në zgjedhjen e kryeministrit, ata thjesht mund të votojnë për deputetët e partisë së tyre dhe të shpresojnë se zgjedhja do jetë ashtu siç u pëlqen dhe atyre. Lideri i partisë që fiton më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme shkon në pallatin “Buckingham” dhe i kërkon mbretëreshës leje për të formuar qeverinë. Fatmirësisht për të, ka një tjetër zakon sipas së cilit mbretëresha nuk refuzon kurrë që lideri i partisë fituese të zgjidhet kryeministër. Të paktën deri tani nuk ka ndodhur kurrë!

5. Parlamenti i varur
Sistemi i votimit zakonisht siguron që partia fituese të ketë një mazhorancë të fortë, por nganjëherë votimet nuk nxjerrin një fitues të qartë. Këto “parlamente të varur” detyrojnë partitë kundërshtare që të ndajnë të njëjtat vende parlamenti që të bëjnë marrëveshje së bashku. Madje nganjëherë ato bien dakord që të punojnë bashkë deri në zgjedhjet e ardhshme. Nëse asnjë nga këto parti nuk bien dakord të formojnë një mazhorancë të përgjithshme, atëherë kryeministri i mëparshëm qëndron në detyrë. Por megjithatë kur ndodh kjo situatë ka sërish zgjedhje.

6. Zgjedhjet
Nuk ka kohë të caktuar ndërmjet zgjedhjeve që zhvillohen. Ligji citon se një qeveri duhet të mbajë zgjedhje të paktën njëherë në pesë vjet, por zgjedhjet mund të mbahen në çdo moment brenda kësaj periudhe. Kjo varet nga krizat e mëdha, apo kur qeveria e shikon që nuk ka rrugë tjetër veç zgjedhjeve. Mbretëresha është ajo që vendos përfundimisht për shpërbërjen e parlamentit, por tradita lejon që të jetë kryeministri ai që vendos se kur do ndodhë kjo. Kur kryeministri vendos se kur është koha e duhur për zgjedhjet atëherë i kërkohet Mbretëreshës të shpërndajë parlamentin. Megjithatë tepër rrallë janë bërë zgjedhje brenda një mandati.

7. Dhoma e Lartë
Deputetët që qëndrojnë në Dhomën e Ulët nuk janë të vetmit politikanë në parlament. Parlamenti ka dhe një Dhomë të Lartë e emëruar nga mbretëresha me rekomandimin e qeverisë dhe 26 peshkopët e Kishës Anglikane. Të gjithë projektligjet e kaluara me sukses debatohen dhe ratifikohen nga Dhoma e Lartë. Lordët mund t’i refuzojnë projektligjet, por fjalën e fundit e thotë Dhoma e Ulët, e cila mund të kërkojë “Aktet e parlamentit 1911 dhe 1949” për të kaluar projektligjet. Pra të kalosh një ligj në Britani është shumë e komplikuar.

8. Gjuha jo parlamentare
Kur janë në mbledhje, deputetët janë të ndaluar të përdorin gjuhë që mund të “fyejë dinjitetin” e parlamentit. Kjo përfshin sharjet, fyerjet personale dhe mbi të gjitha akuzimin e një deputetit për mungesë ndershmërie. Fjalët e ndaluara për përdorim në parlamentin britanik përfshijnë “frikacak”, “huligan”, “gënjeshtar”, “tradhtar”. Deputetët e kanë perfeksionuar artin e fyerjes aq mirë duke evituar ofendimit direkte saqë i tallin rivalët me fraza të tipit “ekonomi pa të vërtetë” kur duan t’u thonë gënjeshtarë.

9. Topuzi ceremonial
topuziTopuzi i Dhomës së Ulët është një objekt i zbukuruar floriri, i cili qëndron në qendër të sallës kur ka mbledhje parlamentare. Ai përfaqëson autoritetin mbretëreshës dhe duhet të jetë i pranishëm në mënyrë që mbledhjet të konsiderohen të ligjshme. Topuzi ka qenë i pranishëm me dekada me radhë dhe madje është hedhur e përplasur mureve në shenjë proteste për vendimet nga deputetët. Në vitin 2009, deputeti laburist John McDonnel u pezullua se mori topuzin gjatë një debati mbi zgjerimin e aeroportit të Hethrout.

10. Votimi parlamentar
Votimi i Dhomës së Ulët i përket një metode të vjetër dhe ekscentrike. Pasi njoftohet votimi nga drejtuesi i seancës, deputetët e pranishëm kanë tetë minuta për të lëvizur në një nga dy dhomat – dhoma e aprovimit dhe ajo e refuzimit. Kur mbaron koha, dyert e dy dhomave mbyllen dhe deputetët rreshtohen që të numërohen. Ata votojnë mbi çështje të rëndësishme dhe ata bëhen shpeshherë lëmsh para dyerve të dhomave. Pavarësisht se ngjan qesharak ky lloj votimi është mundësi që deputetët të takohen dhe të diskutojnë.

Kuriozitete 'Pa Kushtetutë' këto janë disa fakte të çuditshme rreth Parlamentit Britanik