“Pabukës”, por jeta që bën nxjerr “blof” çunin e Fahriut. Zbardhen faktet si mashtron me pasurinë

“Pabukës”, por jeta që bën nxjerr “blof” çunin e Fahriut. Zbardhen faktet si mashtron me pasurinë

Profili “politik” i çunit të Fahriut është i mangët, pa përfshirë deklarimin e pasurisë së tij.
I katapultuari i Lulzim Bashës, Klevis Balliu, ka braktisur luksin vetëm në formularin e deklarimit të pasurisë.

Në realitet ai shijon luksin duke filluar që nga makinat e shtrenjta dhe deri tek udhëtimet e çmendura dhe të kushtueshme jashtë vendit. Por, çuni i Fahriut, makinat, udhëtimet apo dhuratat nuk i ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive.

Faktet flasin, se deputeti i Bashës, ka mashtruar hapur ILKPKKI-në.
Gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, automjeti me targa AA 055 RD, i përdorur nga Klevis Balliu, u fotografua para bashkisë së Pogradecit, parkuar në vendin e caktuar për invalidë.

Kjo makinë që shihni në foto, mund të jetë në emër të babait, të tij, por nga ana tjetër kjo makinë mbahet gjithë kohën nga Klevisi.
Edhe sot , kjo makinë përdoret nga çuni i Fahriut, madje ka edhe shofer.

Ligjërisht kur nuk deklarohet pasuria reale nga zyrtarët e lartë, prokuroria nis hetime dhe faktet tregojnë se ka indicie për hetime dhe në rastin e Balliut.

Mësohet se çuni i Fahriut, jo vetëm këtë makinë por ka pasur edhe makina të tjera luksoze.
Jeta luksoze e Klevisit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, por vijon dhe me udhëtime të shtrenjta jashtë vendit. Udhëtimi në Dubai për Vitin e ri, i shoqëruar nga Ilda Bejleri si dhe udhëtimet e çmendura nëpër Evropë, janë vetëm një pjesë e padeklaruar e luksit, të deputetit të Bashës.

 

 

Në prag të vitit, të Ri 2018, Klevis Balliu është parë duke udhëtuar drejt Dubait, një udhëtim tejet i shtrenjtë, për një politikan që deklaron vetëm pagën. Është zbardhur para pak ditësh pasurinë e deputetit Klevis Balliu dhe nuk rezulton të ketë deklaruar, makinë, apo shpenzime për udhëtime dhe dhurata.

Kjo është pasuria e Klevis Balliut e deklaruar përgjatë viteve 2015 dhe 2016, bazuar në të dhënat e Open Spending Albania dhe të dhënave të siguara nga CNA.al, pranë ILDKPKI-së.

Viti 2015

Të ardhura nga puna si ndihmës i Presidentit pranë institucionit të Presidentit të Republikës, 101 798 lekë neto.
Të ardhura nga puna si këshilltar i Presidentit të Republikës, 1 228 182 lekë.
Overdraft në një bankë të nivelit të dytë në shumën 3 000 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga puna si këshilltar i Presidentit të Republikës, 1 228 182 lekë.
Overdraft në një bankë të nivelit të dytë në shumën 3 000 000 lekë.

usa
Loading...
Loading...


ligji 35 ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti