Showbiz18 Nëntor 2018, 11:44

“Pak para se të fillonte emisioni, ai i fliste të dashurit tim për …”! Akuzohet rëndë Ermal Mamaqi

Shkruar nga Pamfleti
“Pak para se të fillonte emisioni, ai i fliste të dashurit tim

Skandali i cili u shkaktua në Shqipëri para pak javësh, kur në emisionin e Ermal Mamaqit e ftuara u pyet me një pyetje seksiste dhe më pas nisi të qante e ofenduar, duket se nuk përfundon me kaq.

Alyne, e dashura e Nas – djalit që nisi të bënte video në Shqipëri dhe promovoi kulturën shqiptare nëpër botë, ka realizuar një video duke e treguar prapë momentin se si ajo reagoi kur në emision, në prani të saj, të dashurit të saj iu bë pyetja nëse ai udhëton të takojë vajza të tjera.

Ajo tregon se si në këtë emision ka plot momente seksiste, prej fillimit kur Kejvina – vajza e cila bën pyetje futet në skenë dhe deri tek pyetja.

“Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për kolegen e tij mjaft seksi. Ta përdorësh seksizmin për vëmendje nuk është mirë”, thotë Alyne në video, ku prapë i dalin lotët edhe pse thotë se njerëzit menduan se ajo e teproi me reagimin e saj në emisionin e njohur shqiptar.

 

Showbiz