Kosova 9 Nëntor 2022, 11:07

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Pas vendimit të së shtunës së kaluar të përfaqësuesve politikë serbë për t’u larguar nga institucionet, serbët në veri të Kosovës po vazhdojnë të dorëhiqen nga vendet e tyre të punës.

Pas politikanëve, policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mërkurën janë dorëhequr edhe zyrtarët e lartë të komisioneve komunale zgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar Sllobodan Dimitrijeviç, zyrtar i lartë i KKZ-së për Mitrovicën e veriut.

“Në një veprim të tillë kemi vendosur me njoftimin e Qeverisë së Kosovës se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shpallen në komunat tona pa marrëveshje politike dhe vullnetin e qytetarëve në komunën Leposaviq, Zveçan, Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok. Në një situatë kur na kërkohet të bëjmë zgjedhje një proces që është i pamundur të realizohet. Ne besojmë se realizimi i një procesi të tillë zgjedhor pa arritur marrëveshje politike dhe pëlqimin e qytetarëve tanë është një mision i pamundur”, ka thënë ai për mediumin serb “KosovoOnline”.

Dorëheqjet e tyre janë dorëzuar në vazhdën e njoftimit nga institucionet e Kosovës se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash do të mbahen në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Serbët në veri kanë vendosur t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës pasi pretendojnë se Prishtina ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe nuk po i respekton të drejtat e tyre.

Prishtine serbët në veri të Kosovës veriu i Kosovës zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kosova