Aktualitet 9 Maj 2018, 18:29

Pakti i dytë Rama-Basha për shkrirjen e LSI, Shqipëria fiton pavarësinë e dytë nga një keqe e madhe kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Pakti i dytë Rama-Basha për shkrirjen e LSI, Shqipëria fiton

Pakti i dytë Rama-Basha për shkrirjen e LSI, Shqipëria fiton pavarësinë e dytë nga një keqe e madhe kombëtare

Detajet nga pakti i ri që do të ndryshojë skenën politike në Shqipëria, PD nuk do të bëjë koalicion me LSI, Meta dhe Monika në burg në fund të vitit, njerëzit e LSI do të ndahen mes PD dhe PS

Përtej teatrit të përditshëm politik dhe lojës së akuzave, Edi Rama dhe Lulzim Basha, që në dhjetor të 2014, kur George Soros zhvilloi një vizitë misterioze në Tiranë, janë në një aleancë të konsoliduar politiko-ekonomike.

Në 6 Dhjetor të 2014, George Soros zhvilloi dy takime misterioze me Edi Ramën dhe Lulzim Bashës. Që pas asaj ditë, Rama dhe Basha nisën bashkëpunimin, herë në mënyrë të nëndheshme dhe herë publike, për të ruajtur dhe projektuar pushtetin e tyre si dhe për të shkatërruar dyshen e rrezikshme Berisha-Meta.

Marrëveshja Rama-Basha e 18 majit 2017, për të mos marrë asnjëri në koalicion LSI, ishte në kuadër të zbatimit të paktit për të përcaktuar nga George Soros.

Edhe vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar të gjithë njerëzit e Berishës nga lista e kandidatëve për deputetë, ishte në kuadër të këtij pakti, për të dobësuar Sali Berishën dhe për ta nxjerrë gradualisht nga skena politike.

Dhënia e 13 milionë eurove nga buxheti i shtetit vjehrrit të Lulzim Bashës, për pallatin në Vlorë, ishte një tjetër shenjë se pakti Rama-Basha përfshin edhe asketin ekonomik. Fakti që Lulzim Basha nuk pranoi që të ankimonte në Gjykatën Kushtetuese ligjin për arsimin e lartë, ishte një tjetër element që konfirmon aleancën e fuqishme mes kreu të qeverisë dhe kreut të opozitës.

Në kuadër të aleancës së pagëzuar nga George Soros, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë nisur zbatimin e një pakti të ri për të shkatërruar Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërmarrjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, me të cilën kanë plaçkitur Shqipërinë. Pakti konsiston në shkrirjen përfundimtare të LSI deri para zgjedhjet parlamentare të 2021.

Rama-Basha kanë rënë dakord që mos të pranojnë në koalicion LSI për zgjedhjet lokale, me qëllim që partia Monikës dhe e Metës të mos marrë asnjë bashki. Dëbimi i LSI nga pushteti vendorë do të bëjë që partia Monikës të braktiset masivisht nga njerëzit.

Nga ana e tij, Lulzim Basha vendosi në statutin e ri të PD, që çdo aleancë politike të votohet nga Këshilli Kombëtar i PD. Basha qëllimisht e vështirësoi miratimin e aleancës me LSI, për të justifikuar refuzimin e firmosej së marrëveshjes me Monika Kryemadhin për zgjedhjet lokale.

Në të njëjtën kohë, sipas një sondazhi, shumica e delegatëve të PD të Kuvendit Kombëtar, u shprehën kundër një koalicioni me LSI dhe pro një koalicioni me PS. Ku ishte një tjetër mesazh i Bashës ndaj Monika Kryemadhit se nuk mund ta firmosë marrëveshjen. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, së bashku me zagarin e saj, Petrit Vasilin, presin që në në fund të vitit 2017, që Basha të firmosë paktin për zgjedhjet lokale. Monika

Goditjen e dytë dhe fatale LSI do ta marrë me arrestimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Arrestimi i tyre është i pashmangshëm dhe do të bëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme.

Arrestimi pritet të bëhet në fund të këtij vitit sapo të ngrihet Byroja e Hetimit. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një pasuri prej dhjetëra milionë euro të deklaruara, me vetëm dy rroga shteti. Dyshja do të arrestohet për pastrim parash, fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasurinë dhe deklarime të rreme. Faktet kundër Metës dhe Monikës janë të njohura botërisht.

Goditja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga drejtësia e re do të shënojë edhe fundit e LSI, si një mutacion i rrezikshëm politik, që ka çuar në një shkallë të paimagjinueshme vjedhjen dhe plaçkitjen në Shqipëri.

Kjo lëvizje do të sjellë shpërbërjen e bandës së hajdutëve të Monik Kryemadhit. Anëtarët e thjeshtë të LSI, sipas paktit të Rama-Basha, do të kalojnë një pjesë tek PD dhe një pjesë tek PS. Shkrirja e LSI, si një bandë e mirëorganizuar grabitëse, konsiderohet si një pavarësi e dytë për Shqipërinë./Pamfleti.com

Kryesore Pakti i dytë Rama-Basha për shkrirjen e LSI Shqipëria fiton pavarësinë e dytë nga një keqe e madhe kombëtare