Politike28 Gusht 2018, 09:35

Pakti i fshehtë Rama-Basha zbulohet nga Komisioni i Venecias, nuk preket sistemi zgjedhor. PS e PD tradhëtojnë aleatët që k

Shkruar nga Pamfleti
Pakti i fshehtë Rama-Basha zbulohet nga Komisioni i Venecias, nuk preket

Pakti i fshehtë Rama-Basha zbulohet nga Komisioni i Venecias, nuk preket sistemi zgjedhor. PS e PD tradhëtojnë aleatët që kërkojnë ndryshim. LSI në “qiell të hapur”

Lideri i PS dhe ai i PD kanë dalë në “habitatin” e tyre, atë të tradhëtisë ndaj aleatëve dhe të marrëveshjes mes tyre në vijim të 17 majit 2017 për të bashkëqeverisur politikën shqiptare

Kur vjen puna për të ruajtur statusquonë politike, Edi Rama dhe Lulzim Basha e gjejnë për një sekondë gjuhën e përbashkët mes tyre.

Bëhet fjalë për sistemin zgjedhor proporcional rajonal sikurse është tani, për të cilin në mënyrë konspirative dhe pa dijeninë e aleatëve, ata kanë rënë dakord për të mos e ndryshuar.

Një sistem që në kushtet e tendencës për një politike dypolare në Shqipëri, tashmë që dhe LSI është në opozitë dhe s’mund të blejë vota me vende pune, është i destinuar që të jetë në favor të dy partive të mëdha, dhe në kurriz të partive të vogla, përfshirë dhe LSI.

Bëhet e ditur se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një pakt të fshehtë mes tyre për të mos e prekur sistemin zgjedhor aktual proporcional kombëtar, edhe pse kërkesat kryesore të aleatëve të tyre kanë qenë që të ndryshohet sistemi zgjedhor.

Ky pakt konfirmohet nga eksperti i Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, i cili po asiston Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Në raportin e hartuar nga eksperti zgjedhor konfirmohet fakti se PS-ja dhe PD-ja kanë kërkuar nga ndërkombëtarët asistencë për t’u dhënë të drejtën qytetarëve që janë jashtë vendit të votojnë, por me kushtin taksativ për të mos prekur sistemin aktual zgjedhor.

“Si Partia Socialiste (në qeveri), ashtu dhe Partia Demokratike në (opozitë) e mbështesin nevojën e miratimit të ndryshimeve në ligjin zgjedhor, që do t’u jepte mundësi qytetarëve shqiptarë që janë jashtë shtetit në ditën e zgjedhjeve të marrin pjesë në votim.

Vullneti i vendosur politik, i PD dhe PS është, në të njëjtën kohë, që të vazhdojnë ta mbajnë sistemin aktual zgjedhor dhe sistemin e shpërndarjes së mandateve siç është”, thekson raporti i ekspertit të Komisionit të Venecias.

Sistemi aktual proporcional kombëtar u garanton kryetarëve të partive pushtet absolut mbi zgjedhjen e kandidatëve. Sistemi zgjedhor u jep të drejtën krerëve të partive që të hartojnë listën e kandidatëve në çdo zonë zgjedhore dhe renditjen tyre në bazë të preferencave.

Po ashtu, ligji elektoral aktual favorizon partitë e mëdha, pasi zgjedhja e deputetëve bëhet në bazë të një formule matematike, e cila diskriminon partitë e vogla dhe ato parti që garojnë jashtë koalicioneve.

Në këtë mënyrë, Rama dhe Basha kanë dalë në “habitatin” e tyre, atë të tradhëtisë ndaj aleatëve dhe të marrëveshjes mes tyre në vijim të 17 majit 2017 për të bashkëqeverisur politikën shqiptare. Pa aleatë nëpër këmbë, por dhe pa mundësinë që kundërshtarëve brenda partive të riorganizohen në ndonjë organmizim tjetër politik./Pamfleti

Politike nuk preket sistemi zgjedhor. PS e PD tradhëtojnë aleatët që kërkojnë ndryshim. LSI në “qiell të hapur” Pakti i fshehtë Rama-Basha zbulohet nga Komisioni i Venecias