‘Palaço general, do të të thyejmë në mes!’ Aktori shpërthen ndaj Sandër Lleshit, ja çfarë e revoltoi

'Palaço general, do të të thyejmë në mes!' Aktori shpërthen ndaj Sandër Lleshit, ja çfarë e revoltoi

Pas mos ndërhyrjes së forcave të policisë në Bularat, ka reaguar aktori Neritan Liçaj ndaj zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.

Teksa e konsideron palaço dhe gjeneral të patriotizmit të vdekur që nuk ndërhyu , Liçaj e paralajmëron se nëse dërgon forca të policisë kundër Teatri Kombëtar e thyejnë në mes e do i bjerë turpi përjetë.

“Paska bere mire Presidenti qe s’e paska dekretuar kete palaco “gjeneral”, qe nuk dergoi policine te ndalonte ata qe na felliqen ne mes te tokes tone! Por palaco gjeneral se mos dergon policet kunder teatrit kombetar se do te te thyejm ty ne mes…”gjeneral kartoni”!

Provo, pacavure te dergosh polici kunder Shqiptareve mor”gjeneral i patriotizmit te vdekur”, provo te dergosh policine shqiptare kunder T.K dhe qytetareve tane se do te bjeri turpi per tere jeten, kur le felliqesirat dhe krundet e greqise,(se greket e mire u distancuan), te benin cfare deshen ne token tone dhe nuk pate as kurrajon te mbroje dinjitetin e atij flamur qe i je betuar si ushtarak mor asgje! Turp te te vije, je dhe ushtarak”, shkruan Liçaj në Facebook.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti