Politike19 Qershor 2019, 13:08

Paloka sulmon të gjithë: Rama, Lleshaj e Marku po i bëjnë grusht shteti Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Paloka sulmon të gjithë: Rama, Lleshaj e Marku po i bëjnë

Ish deputeti i PD, Edi Paloka thotë se Rama, Lleshaj dhe Marku po konsumojnë dita ditës grushtin e shtetit që sipas demokratit, synon të mbajë në pushtet me dhunë kreun e aleancës së krimit. Sipas tij, kush po vihet në shërbim të Ramës, kush ka vendosur të sakrifikohet për të mbrojtur milionat e vjedhura të Ramës dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithësecili do të mbajë përgjegjësi nuk është larg.

Statusi i plotë i Edi Palokës:

Rama , Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojne dita, dites grushtin e shtetit qe synon te mbaj ne pushtet me dhune kreun e aleances se krimit. Rama ka urdheruar zagaret e tij , qe ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka anulluar daten e zgjedhjeve, te angazhojne me urdhera te jashteligjshem policine e shtetit kunder qytetareve , nga taksat e te cileve paguhet policia. Organet e rendit dhe te drejtesise , kane detyrimin te zbatojne ligjin dhe jo te behen pjese e grushtit te shtetit duke zbatuar urdherat e paligjshem te Lleshajt dhe te Rames. Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg. Rama eshte ne vilen e tij te bunkerizuar, helikopterin e ka ne gatishmeri , milionat te siguruara ne off-shore dhe vazhdon te jap urdhera te kundraligjshem ndersa ndjek nga televizori pasojat e akteve te tij. Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme , pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken.

Politike