Politike16 Maj 2019, 20:03

Paloka: Unë personalisht dua që Rama të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit, habi me Patozin

Shkruar nga Pamfleti
Paloka: Unë personalisht dua që Rama të shkojë në

Në emisionin e pasdites në ABC-neës, ish-deputetit Edi Paloka teksa mbyllej emisioni tha se unë personalisht dua që rama të shojë në zgjedhje. Sipas Palokës zgjedhjet nuk kanë për tu bërë e as që mendohet, madje edhe Rama vetë nuk beson se do bëhen zgjedhjet më 30 qershor.

Më tej moderatorja e emisionit në ABC-news i bëri të ditur deklaratën e ditës së sotme të Patozit, sipas të cilës ai ka kërkuar që kqz të ndalë urgjentisht sulmin mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit, duke nënkuptuar se gjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Në vijim të kësaj deklarate të Patozit, Paloka ironizoi duke thënë se ata janë një parti, madje sipas tij, një kryetar i një institucioni të PS në Kukës, po kandidon për partinë e Patozit.

 

Politike Edi Paloka Edi Rama Patozi