‘Pamfleti’ zbuloi super-vjedhjen, policia “i këput krahët” biznesmenit Pëllumb Petritaj, prangos krye-falsifikatorin e 342 ha tokë në bregdet

'Pamfleti' zbuloi super-vjedhjen, policia “i këput krahët” biznesmenit Pëllumb Petritaj, prangos krye-falsifikatorin e 342 ha tokë në bregdet

Ka mbetur dhe “shefi” i tij Artur (Genci) Shehu, i cili jeton në arrati në SHBA, ndërsa shteti shqiptar, “çuditërisht”, nuk po kërkon ekstradimin

Policia e Vlorës ka prangosur në këtë qytet të mirënjohurin Pëllumb Petritaj, kreyfalsifikatorin e pronave të bregdetit jugor, me akuzën e konfirmuar tashmë nga drejtësia dhe të gjykuar në mungesë, me masën 3 vjet burg.



Arrestimi i biznesmenit vjen vetëm pak ditë pasi ‘Pamfleti.net’ zbuloi vjedhjen galopante që i është bërë bregdetit jugor nga Pëllumb Petritaj dhe Artur ‘Genci” Shehu. Në shkrimin e publikuar më 1 tetor të 2018, ‘Pamfleti.net’ raportonte se biznesmeni Petritaj është krijuesi shtetëror dhe realizuesi i skemës s super-vjedhjes e tjetërsimit të 342 hektarë tokë me letra false në bregdetin e Karaburunit, Palasës, Zvërnecit, Shën Vasilit, Himarës, Dhërmisë dhe Vlorës.

Biznesmeni i arrestuar sot akuzohet për “Falsifikimi i dokumenteve dhe pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera, rezulton se 54-vjeçari Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentet e dosjes së tokave në bregdet, me sipërfaqe 100 hektarë, në zonën e Zvërnecit, ndërkohë që ka të hapur dosjen tjetër me 200 hektarë në Karaburun dhe në bregdetin e fshatit Shënvasil e deri në Darëzezë të Fierit, në bregdetin e grykëderdhjes së Semanit, në det.

Kujtojmë, që në dosjen e tij është skeduar edhe emri i deputetit socialist, Alket Hyseni, si përfitues me transaksione letrash false i 22 mijë hektarë nga këto toka dhe fshehës i shumë falsifikimeve, kur ishte drejtor i “Taskë Forcës” kryeministrore për tokat në bregdet, për të cilat është marrë zyrtarisht nën hetim, me akuzën “Përfitues i pasurive nëpërmjet ndikimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve shtetërore”./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.