Kronike20 Gusht 2019, 22:04

Panik në kryeqytet, makina përplaset me patrullën e policisë tek Selvia

Shkruar nga Pamfleti
Panik në kryeqytet, makina përplaset me patrullën e policisë

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje te “Selvia” në Tiranë. Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë aks rrugor në kryeqytet.

Një makinë tip “Benz” është përplasur me një patrullë policie. Nga përplasja e makinave nuk ka persona të lënduar.

Rastet ku policia bëhet pengesë për qarkullimin e mjeteve ose bëhet burim aksidentesh nuk janë të panjohura. Vetëm gjatë kësaj vere, për shkak edhe të shtimit të mjeteve gjatë sezonit turistik, policia e ka bërë trafikun më problematik se çka qenë.

Kronike