Kosova28 Dhjetor 2022, 12:21

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ish-polici serb, Dejan Pantiç, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, ka kaluar nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ndryshimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar për Pamfletin, Gjykata Themelore në Prishtinë.

Për lirimin e tij ka folur edhe i biri i Pantiçit, që “ia ka dhënë meritat” për këtë lirim, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pantiç u arrestua në fillim të dhjetorit. Pas arrestimit të tij, serbët lokalë u barrikaduan duke mbyllur rrugët në veri të Kosovës, në drejtim të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Numri i barrikadave ka shkuar në 13.

Pantiç mbahej në një stacion policor afër Jarinjës, për shkak të barrikadave.

Institucionet e Kosovës patën bërë kërkesë te ndërkombëtarët për të ndihmuar në transferimin e Pantiçit.

Prishtine Arrestim Dejan Pantiq veriu i Kosovës

Kosova