Sport13 Nëntor 2018, 16:17

Panucci e nis si rreshter, mbledhje e fortë para seancës

Shkruar nga Pamfleti
Panucci e nis si rreshter, mbledhje e fortë para seancës

Shqipëria ka nisur punën para ndeshjeve me Uellsin dhe Skocinë. Numri një i stolit ka publikuar listën, madje ka dhuruar dhe show nga konferenca për shtyp. Tekniku ka nisur sot stërvitjen me ekipin e tij. 

Italiani e ka nisur seancën stërvitore me mbledhje. Ai ka qëndruar me lojtarët dhe i ka shkundur ata për humbjen ndaj Izraelit. 15 minuta të ashpra që tregojnë se tekniku dhe stafi i tij duan reagim, sigurisht, pasi për ndryshe rrezikojnë dhe vendin e tyre. 

 

Sport Christian Panucci Shqipëria