Sport 6 Dhjetor 2018, 19:55

“Panucci fliste shumë, qeshja me gjërat pa kuptim që tregonte”

Shkruar nga Pamfleti
“Panucci fliste shumë, qeshja me gjërat pa kuptim që

A do shkarkohet Panucci?! FSHF merr vendimin e papritur për teknikun italian

Christian Panucci ka qenë një emër i madh në futbollin europian. Ai ka një karrierë për t’u patur zili dhe ka qenë kapiten i Romës. Trajneri i Shqipërisë kujtohet me mall nga ish-shoku i ekipit, John Arne Riise. Ai tregon momentet interesante me italianin e stolit tonë.

“Çfarë legjende ishte Panucci, çfarë lojtari. Ai ishte një personalitet. Asistoi golin tim të parë kundër Interit me një pasim fantastik.

“Çfarë karakteri kishte në dhomat e zhveshjes. Në fushë kishte shumë njohur. Ai nuk përmbahej, fliste shumë dhe kishte shumë njohuri për futbollin.

“Kam qeshur shumë herë me të për shkak të gjërave që fliste, që nuk kishin shumë sens. E kam shijuar periudhën që kam luajtur me të, pasi kam mësuar shumë prej ti. Si të bëhesha më profesionist dhe se sa shumë dinte ai për futbollin, ishte e jashtëzakonshme”, – tregoi norvegjezi për trajnerin e Shqipërisë.

Sport Christian Panucci Roma