Politike10 Tetor 2019, 19:53

Paradite bëri marrëveshje me ish-ministrin e Millosheviçit, pasdite dënon genocidin, Rama: Nobeli, zgjedhje e turpshme e Aka

Shkruar nga Pamfleti
Paradite bëri marrëveshje me ish-ministrin e Millosheviçit,

Dhënia e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, që ndër të tjera ka mbrojtur figurën e Slobodan Millosheviç, ka bërë që një shumë politikanësh shqiptarë të reagojnë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qenë një ndër ta dhe është shprehur se kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze.

“Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit.” – shkruan Rama në Twitter.

Duket si një mbrojtje e që Rama i bën kombit shqiptar e popullit kosovar që ishin viktimat më të mëdhenj të genocidit serb nga “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç, por në fakt kjo është një hipokrizi e neveritshme.

Rama jo më larg se paraditja e sotme nënshkroi një marrëveshje me ish-ministrin e Millosheviçit, sot President i  Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Nënshkroi Shengenin Ballkanik, marrëveshje kjo ekonomike mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Një shkelje syri për krijimin e një neo-Jugosllavie e një turp kombëtar pasi Kosova nuk është pjesë e saj, pikërisht për parimet dhe ndjenjat kombëtare. /Pamfleti

Politike