Aktualitet11 Prill 2019, 14:52

Paralajmërimi i frikshëm, Edi Rama po fundos Shqipërinë përfundimisht në krim, vendi drejt trazirave   

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërimi i frikshëm, Edi Rama po fundos Shqipërinë

Paralajmërimi i frikshëm, Edi Rama po fundos Shqipërinë përfundimisht në krim, vendi drejt trazirave   

Vjedhja e gjysmës së buxhetit të shtetit, pasurimi i kupolës sunduese dhe varfërimi i 97 % të shqiptarëve po çon vendin drejt një shpërthimi i social, qeveria e Edi Rama përgjegjësja kryesore, u certifikua nga SHBA-BE si qeveria më e korruptuar dhe inkriminuar në Evropë

Qeveria e Edi Ramës, e cila sipas raporteve të SHBA-BE është me korruptuara dhe e inkriminuara në Evropë, do t’i zhysë shqiptarët edhe më tej në krim. Paralajmërimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili është rojtari kryesor i parave të shqiptarëve.

Në raportin e veprimtarisë për vitin 2018, KLSH i ka dhënë një mesazh qeverisë, duke vënë në pah se po shtyn shoqërinë shqiptare në krim. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kupola sunduese dhe ushtarët e saj po pasurohen çdo ditë e më shumë, ndërsa 97 për qind e shqiptarëve po varfërohen për ditë e më shumë. Për të pasur një ide se çfarë pasojash katastrofike ka prodhuar qeveria e Edi Ramës, mjafton të kujtojmë faktin se 3.2 % të shqiptarëve zotërojnë 4.1 miliardë euro depozita bankare, ndërsa rreth 97 % zotërojnë sëbashku vetëm 3.2 miliardë euro.

Kjo statistikë konfirmon pasurimin e kupolës sunduese dhe oligarkëve në kurriz të shqiptarëve. Ndërkohë që, nëse para 5 viteve vidheshin deri në 300 milionë euro në vit, në vitin 2018, nën qeverisjes e Ramës, janë vjedhur 1.7 miliardë euro. Ky hendek dhe kjo vjedhje, nëse nuk ndalen, do të çojnë vendin drejt trazirave. Ky realitet reflektohet edhe në mesazhin e KLSH, i cili thotë qeverisë se “Në Shqipëri nuk ekziston një vlerë e miratuar nga qeveria për minimumin jetik dhe kufirin e varfërisë, mbi të cilën të bazohen studimet dhe politikat e përkujdesit social. Skema aktuale e Ndihmës Ekonomike, si instrument i MSHMS dhe institucioneve të varësisë për përkujdesjen sociale, nuk është efektive në zbutjen e varfërisë referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre. Masa e pamjaftueshme e përfituar nga skema e Ndihmës Ekonomike bën që individët të sigurojnë të ardhura me mënyra alternative, gjë e cila stimulon krimin ekonomik dhe jo vetëm”.

Së dyti, KLSH thotë se qeveria gënjen me politikat sociale dhe me zbutjen e varfërisë.

“Mungesa e komunikimit dhe raportimeve ndërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Shërbimit Social shtetëror bën që shifrat e raportuara në lidhje me punësimin e punëkërkuesve të papunë që përfitojnë ndihmë ekonomike të mos përputhen dhe kjo bën që të cenohen të dhënat e sakta statistikore të nevojshme për matjen e objektivit strategjik. Ineficienca e sistemit elektronik lidhet me aplikimin e formulës së unifikuar të pikëzimit, e cila nuk është vlerësuar në bazë të kushteve koherente të familjeve në nevojë. Mbështetja e qeverisë me programin e Ndihmës Ekonomike do të ishte efektive nëse kontributi do të vlerësohej paralelisht me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, me produktet e shportës së konsumit dhe me studime dinamike për riintegrimin e individëve në shoqëri”./Pamfleti

Kryesore Edi Rama po fundos Shqipërinë përfundimisht në krim Paralajmërimi i frikshëm vendi drejt trazirave