Paralajmërimi që iu kall datën të korruptuarve: Ambasadorja Kathy Kavalec do të jetë akoma dhe më e ashpër se Donald Lu

Kathleen Ann Kavalec do të jetë pasuesja e ambasadorit Donald Lu, në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë. Ao shumë shpejt prritet të mbërrijë në Tiranë. Duke folur për pasuesen e tij ambasadori Donald Lu theksoi se Kavalec do të jetë edhe më e ashpër me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Dhe e gjithë kjo sepse është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. 

“Ne folëm pak për Kathy Kavalec më parë por më lejo ta them sërish, ajo do të jetë një ambasadore e shkëlqyer në këtë vend. Une nuk di të ketë probleme në Senat, madje kam shpresën që mikja ime Kathy do mund të ketë një seancë dëgjimore në Senat këtë muaj. Mendoj se kjo do të ishte mirë për të por do të ishte mirë edhe për Shqipërinë. Unë besoj se ajo do të jetë akoma dhe më e ashpër se Don Lu apo Romana Vlahutin apo të gjithë ne, mbi të njëjtat çështje, reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Pse? Sepse është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Vërtet, nuk ka shumë rëndësi se kush ulet në karrigen time, ne ndjekim interesat tona, këto janë udhëzimet që kemi marrë nga Kongresi ynë dhe jam i sigurtë që Kathy do të sjellë energji dhe vendosmëri të re në punën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri” , theksoi Lu.
 
Kavcalec njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.
Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti