Aktualitet18 Tetor 2018, 13:10

Paralajmërohen arrestime të bujshme, zbulohen dy megaoperacionet e policisë shqiptare dhe asaj gjermane, priten rezultatet ja

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërohen arrestime të bujshme, zbulohen dy megaoperacionet e

Paralajmërohen arrestime të bujshme, zbulohet dy megaoperacionet e policisë shqiptare dhe asaj gjermane, priten rezultatet javët në vijim

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, iu drejtua paralajmëroi sot gazetarët, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Policisë Federale të Gjermanisë, se duhet të ndjekin me vëmendje zhvillimet nga Policia dhe Ministria e Brendshme, pasi do të kishte zhvillime interesante.

“T’ju  jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardin dhe Gentin (përkatësisht drejtori i marrëdhënieve me publiuin dhe zëdhënësi), se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, tha Xhafaj.

Pas kësaj deklarate të ministrit të Brendshëm, Report Tv ka zbuluar detaje të reja. Mësohet se “Forca e Ligjit” në bashkëpunim me atë gjermane, po zhvillojnë aktualisht dy megaoperacione, njëri antidrogë, kryesisht kundër drogave të forta si kokaina, ndërsa tjetri nuk specifikohet, pasi po mbahet sekret nga policia shqiptare. 

Operacionet pritet të finalizohen deri në fillim të javës tjetër, ku sipas burimeve në Polici, do çojnë në pranga emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri. Aktualisht operacioni po zhvillohet si në Shqipëri dhe në Gjermani.

Aktualitet bandat kriminale Fatmir Xhafaj Gjermani Kokaina