Aktualitet18 Korrik 2019, 17:58

Paralajmëron Mustafaj: Kriza po thellohet do ketë pasoja shumë të dëmshme

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Mustafaj: Kriza po thellohet do ketë pasoja shumë

Paralajmëron Mustafaj: Kriza po thellohet do ketë pasoja shumë të dëmshme

Analisti Besnik Mustafaj në rubrikën ‘Opinion’ ka komentuar situatën politike në vend. Referuar vendimeve të gjykatave për mandatet e kryebashkiakëve të dalë nga 30 qershori por edhe zhvillimeve të tjera të fundit, Mustafaj tha se shteti i së drejtës në vend është rrëzuar dhe ka një kaos në të gjitha aspektet.

“Nuk besoj se do qartësohen gjërat deri në shtator. Shteti i së drejtës në Shqipëri është rrëzuar, është në një kaos legjislativ, politik dhe ekonomike sepse konstatohet një rënie dhe një depresion i madh ekonomik”, u shpreh ai.

Mustafaj solli dy mundësi se çfarë mund të ndodhë me krizën në vend.

“Kjo tregon se kriza po bëhet gjithnjë e më shumë komplekse e po thellohet më shumë. Ka dy mundësi, ose politika ta mbledhë mendjen e të arrijë kompromise ose thellimi i krizës pa ndërhyrje çon në shpërthime me pasoja shumë të dëmshme. Ende shpresoj që politika shqiptare do të mund të ndërgjegjësohet për rolin e vet, do heqë dorë nga kokëfortësia e do ketë zgjidhje”, deklaroi Mustafaj.

Aktualitet