Showbiz13 Qershor 2019, 03:01

“Parfum me aromë sperme”! Shpikja e çuditshme që po blihet masivisht nga njerëzit

Shkruar nga Pamfleti
“Parfum me aromë sperme”! Shpikja e çuditshme që po

“Parfum me aromë sperme"! Shpikja e çuditshme që po blihet masivisht nga njerëzit

Shumë gjëra të çuditshme po “pushtojnë” botën por këtë herë bëhet fjalë për një parfum. “Secretions Magnifiques” nga Etat Libre d’Organge, në fillim u kritikua ashpër, ndërsa tani po blihet masivisht për shkak se njerëzit janë kuriozë për aromën.Për prodhimin e tij u përdorën laboratorët Givaudan dhe Mane, të njohur për prodhimin e parfumeve përmes përpunimit të përbërësve natyralë.

Parfumi shitet për 90 euro dhe përshkruhet nga njerëzit në internet si një parfum me aromë të ngjashme me atë të “një foshnje të sëmurë” dhe “e kripur”.

I frymëzuar nga epidemia e SIDA-s në vitet 1980, krijuesi i parfumit, Etienne de Swardt, në një intervistë për Vice shpjegoi procesin e frymëzimit për aromën e çuditshme. “Kur isha adoleshent, u shqetësova shumë për krizën e AIDS,” tha ai.

“Secretions Magnifiques është i lidhur me vitet ’80. Mendova të bëj një parfum që të nuhaste njësoj si ajo kohë. E kam fjalën për atë kohë që shkonte sa te romantizmi aq edhe te pornografia, ku njerëzit humbisnin midis dëshirës dhe dhëshpërimit për seks.”

Kuriozitete