Parlamenti gjashtëfishon shpenzimet për kafshët parazitare

Parlamenti gjashtëfishon shpenzimet për kafshët parazitare
Shumat e shpenzuara nga parlamenti britanik për mbajtjen nën kontroll të kafshëve parazitare janë ritur gjashtëfish këtë vit  nga 1,581 paundë në 10,785, ndërsa 30,000 paundë janë shpenzuar vetëm për  skifterë që të trembin pëllumbat. 
 
Shpenzimet shokuese të zbuluara pas kërkesës së lirisë së informacionit, tregojnë se deri ku arrijnë përpjekjet e zyrtarëve për të ndaluar që parazitët të marrin kontrollin e kompleksit të lashtë e historik të parlamentit britanik.
 
Pas kërkesës së gazetës The Sun zyrtarët pranuan se 28,700 paundë nga paratë e taksapaguesve ishin shpenzuar vetëm për të fluturuar skifterë rrotull parlamentit për të ndaluar që pëllumbat të bënin fole në çatitë e ish-katedrales së Westminster.
 
Situata është prkeqësuar gjithashtu nga minjtë që po detyrojnë kafshë të tjera të emigrojnë brenda kompleksit.
 
Një nga punonjësit shpjegonte: “Volumi i madh i punimeve të restaurimit i ka trazuar kafshët e ndryshme parazitare duke i bërë më të dukshme, dhe rrjedhimisht duke shtuar nevojën e masave të kontrollit të tyre”.
 
Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti