Aktualitet10 Tetor 2019, 18:59

Parlamenti holandez rrëzon 3 mocionet e ekstremistëve për mos të hapur negociatat me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Parlamenti holandez rrëzon 3 mocionet e ekstremistëve për mos

Tre mocionet e ngritura sot në parlamentin holandez nga e majta ekstreme dhe e djathta ekstreme janë rrëzuar.

Mocionet ishin:

Mocioni i parë ka marrë disi mbështetje, por jo shumicë. Ndërsa dy mocionet e tjera mbështetja ka qenë thuajse zero. Megjithatë, qëndrimi qeverisë holandeze nuk do ndryshojë nga çfarë deklaruan para disa ditësh.

Kujtojmë se përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme qeveria holandeze theksonte ditë më parë se Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta. Në qëndrimin për Shqipërinë, Holanda theksonte se duhet bërë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Keshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Hollanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. /Pamfleti

Aktualitet