Aktualitet 2 Korrik 2019, 17:27

Parregullsitë e zgjedhjeve nuk i denoncojnë vetën demokratët, kandidati i BD: Procesi u manipulua haptazi

Shkruar nga Pamfleti
Parregullsitë e zgjedhjeve nuk i denoncojnë vetën

Kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë Kurbin Edmond Piroli ka renditur një sërë shkeljesh gjatë proçesit të votimit. Sipas tij komisionerët socialistë në disa qendra votimi kanë futur fletë votimi, pa asistuar votuesi, një fakt tjetër është se administrata e bashkisë ka bërë presion në vazhdimësi punonjësve, si dhe blerjen e votave.

Manipulimet në pjesën më të madhe të qendrave të votimit janë realizuar haptazi, dhe rezulton se komisionerët janë pjesë e administradës, si dhe lidhje nga ngushta ndërmjet tyre. Janë demostruar dhe shifra fiktive të raportuara në kzaz, dhe ajo çka është më e rëndë, numruesit e subjektit Bindja Demokratike nuk janë lejuar në kzaz nr. 15.

Referuar fakteve që dëshmojnë shkeljet gjatë proçesit të votimit, avokati Edmond Piroli që kandidoj përballë rivales se maxhorancës Majlinda Cara, ka bërë denoncim në prokurorinë e rrethit gjyqësor në Kurbin, sakaq ai ka përcjellë dhe KQZ shkresën për të tilla problematika që janë shfaqur në zgjedhjet vendore në Kurbin.

Aktualitet