Sport 1 Prill 2018, 14:49

Partizani kap Europën nga Kamza, Luftëtari ishte në “ekskursion” përballë Lushnjës – ja si ndryshojnë pozitat në K

Shkruar nga Pamfleti
Partizani kap Europën nga Kamza, Luftëtari ishte në

Partizani kap Europën nga Kamza, Luftëtari ishte në “ekskursion” përballë Lushnjës – ja si ndryshojnë pozitat në Kategorinë Superiore (rezultatet, renditja)

“Skenarët” e planifikuar nga “demonët” po përmbushen për mrekulli në Kategorinë Superiore. Kamza po bie poshtë me shpejtësi në renditje dhe duket se janë pikërisht skenarët e demonëve të futbollit shqiptar që e dëshirojnë dicka të tillë. Përkundër saj, Partizani e Luftëtari janë futur në valle fuqishëm për një vend në Europa League dhe duke pasur parasysh formulën e garës dhe numrin e madh të ndeshjeve të mbetura, nuk përjashtohet të ketë mundësi të realizohet ky “skenar”. Rezultatet e javës 27 mund të jenë padyshim përmbushëse për të bërë diferencën midis atyre që kanë mundësinë të luajnë në Europa League dhe atyre që do të rrezikojnë rëien nga kategoria.

Sa u takon ndeshjeve të sotme, Partizani fitoi në transfertë në Kamzë, në duelin derbi me kamzalinjtë, me shifrat 1-0, mjaftueshëm për të marrë tri pikë që e ngjisin në vend të tretë në renditje, po aq sa Laci që ka golavarazh më të dobët. Në këtë ndeshje vendosi gjithçka një brazilian, pikërisht sulmuesi Lucas Cardozo goli i parë i të cilit me fanellën e Partizanit i dha 3 pikë arta të kuqëve në garën për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Vijon rënia e lirë e Kamzës në krahun tjetër me skuadrën e Ndreut që tashmë kur mbetet edhe faza e 4-t për tu luajtur është vetëm 5 pikë larg Teutës së vendit të parafundit që të rrëzon një kategori më poshtë.

Sa i takon lojës, në Kamzë pjesa e parë ishte më e mirë për Partizanin ndërsa fraksioni i dytë i lojës ishte disi më i balancuar por atëherë kur të gjithë menduan se kjo sfidë do të mbyllej në një barazim pa gola, Lucas Cardoso i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 76-të, realizoi një gol të bukur duke i dhënë fitoren e dytë radhazi në kampionat Paritzanit që tashmë kap Laçin në vendin e 3-të në kuotën e 42 pikëve.

Dueli i fundit i javës së 27-të u luajt në Gjirokastër, ku Luftëtari nuk gaboi dhe madje e pati të lehtë të merrte tri pikë pa u sforcuar ndaj Lushnjës, një kundërshtari që e ka prerë “biletën” për në kategorinë tjetër. Gjirokastritët iu falën një goli të Kristal Abazajt në minutën e 40-të dhe finalizimit të në sekondat e fundit të shtesës për të mposhtur 2-0 lagunarët dhe për t’u ngjitur në kuotën e 40 pikëve. Vetëm dy më pak se Partizani i vendit të tretë.

Pas kësaj jave mund të themi me plot gojën se Skënderbeu është as në tokë e as në qiell pas vendimit të UEFA-s që e penalizoi me dhjetë vjet nga Europa dhe rrezikon të mos marrë pjesë as këtë edicion në Champions, prandaj fituesi më i madh është Kukësi, me 48 pikë, i cili po pret me qetësi të penalizohen korcarët dhe të fitojë pa mund pjesëmarrjen në Champions League, ndërsa ka një shans edhe për trofeun e Kupës së Shqipërisë, ku në gjysmëfinale do të luajë përballë Lacit. /Pamfleti Sport

 

Ndeshjet e javës 27

Të shtunën

Teuta-Laci 1-0

Vllaznia-Skënderbeu 2-1

Flamurtari-Kukësi 1-2

Të dielën

Luftëtari-Lushnja 2-0

Kamza-Partizani 0-1

 

Renditja

Skënderbeu       60

Kukësi                   48

Partizani               42

Laci                         42

Luftëtari               40

Flamurtari           37

Kamza                   34

Vllaznia                 30

Teuta                    29

Lushnja                10

 

Ne videon e meposhtme jepet goli i fitores se Partizanit kunder Kamzes

Me poshte jepen dy golat e Luftetarit kunder Lushnjes

 

Sport