Tirana dhe Partizani përballen sot në kryeqytet në një ndeshje të ethshme, e cila vendos kreun e renditjes së Superiores për vitin 2022.
Bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht që të rimarrin vendin e parë, por ata nuk janë në formën më të mirë, pasi duhet të improvizojnë me mungesa të rëndësishme në prapavijë. Kështu, trajneri Shehi ka vendosur të improvizojë me kthimin përsëri të Aleksit mbrapa, teksa konfirmon një rreshtim shumë ofensiv përpara me Kallakun e Limajn në mbështetje të Hasanit, Xhixhës e Patrik.
Kurse te Partizani, janë Hoti, Cara dhe Skuka përpara nga minuta e parë, teksa ka një lëvizje të rëndësishme në rreshtimin e të kuqve. Alban Hoxha kthehet përsëri titullar në radhët e të kuqve pikërisht në derbi, pasi kishte humbur vendin e tij ndaj Rexhepit.
Arbitër i këtij takimi do të jetë, Eldorian Hamiti i cili mban dhe stemën e FIFA-s. Asistentët në këtë derbi janë Ridigert Çokaj dhe Denis Rexha, ndërsa në dhomën e VAR është Kreshnik Bajramaj.
Formacionet zyrtare të derbit të kryeqytetit:
Tirana: Bekaj, Lulaj, Najdovski, Aleksi, Ismailgeci, Deliu, Limaj, Kallaku, Hasani, Patrik, Xhixha.
Trajner: Orges Shehi
Partizani: Hoxha, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hoti, Cara, Skuka.
Trajner: Xhovani Kolela