Pas 105 vitesh/ Në korrik 1913 konferenca, në korrik 2018 takimi

A do përsëritet 1913-ta edhe për kufirin detar shqiptar, në takimin Rama-Tsipras në Londër?

Në të nëjjtën ditë, burimet zyrtare qeveritare të Shqipërisë dhe Greqisë, njoftuan se marrveshje për vijën e kufirit detar mes dy vendeve, do të trajtohet në vitin 2019, por pa dhënë asnjë motiv se përse u shty zbatimi i saj, në 9 vite i firmosur 2 herë nga Shqipëria dhe Greqia, njëherë në muajin prill 29 prill 2009 nga Lulzim Basha dhe herën tjetë në muajin prill 2018 nga Ditmir Bushati.

Lajmi i dytë, konfirmon se kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Aleksis Tsipras, takohen për një bisedë kokë më kokë në Londër, ku sipas zërave nga të dy palët, thuhet se do të bisedohet më “saktësisht për detjaet” e përcaktimit të kufirit detar Shqipëri-Greqi.

“Çudia” e këtij takimi homologësh, që mund të bëhej në Shqipëri ose në Greqi, qëndron në faktin se përse historikisht, sa herë flitet për ndarje trojesh të Shqipërisë, del në skenë emri “Londër”!

Në Londër janë thirrur e kanë shkuar dy kryeministrat Rama-Tsipras, për të “mbyllur” pazarin e caktimit të kufirit të ri detar me Greqinë, ku përfituese është përsëri Greqia, por që ky takim po serviret si “takim i rastësishëm”, meqë dy kryeministrat do të jenë pjesëmarrës në Takimin e Procesit të Berlinit!

Mos vallë, do të përsëritet e “vuloset” po në Londër, “historia” copëtuese e 1913-ës edhe për hapësirën detare shqiptare, mbasi fiks 105 vite më pare, në Londër u vendos me Pazar e dhunë, ndryshimi i kufijve më 29 korrik 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve, shkëputi dhe u fali fqinjve tanë, gjysmën e territorit të trojeve etnike të Shqipërisë./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti