Showbiz 8 Nëntor 2018, 14:39

‘Pas 20 minutash përfunduam në shtrat’, fotografi rrëfen me detaje lidhjen me të dashurën e tij

Shkruar nga Pamfleti

'Pas 20 minutash përfunduam në shtrat', fotografi rrëfen me detaje lidhjen me të dashurën e tij

Ish-fotografi i njohur italian Fabrizio Corona dhe aktorja Asia Argento kanë qenë bashkë dhe për këtë kemi foto, video në Instagram dhe puthje në publik të fotografuara nga mediat.Së fundmi Corona ka folur për lidhjen e tij me Asia-n dhe ka konfirmuar flirtin duke zbuluar disa detaje pikane që nuk i kishim ditur më parë për marrëdhënien e tyre.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

“Kjo nuk është një histori e planifikuar”, tha Fabrizio Corona në një intervistë me “Corriere della Sera”.“Shkova me të vërtetë të flisja për punën e saj. Kur arrita, ne u ulëm përpara një shisheje verë dhe pas njëzet minutash, bëmë dashuri”.Corona shprehet se ajo është ndryshe nga të gjitha gratë e tjera që ka takuar.

 

“Më pëlqen shumë Asia, por është e vështirë të përgjigjem sepse Asia është ndryshe. Nuk ka përkufizim për të. Është si unë. Ne jemi dy persona jashtë botës”.E megjithatë të qenit të njëjtë nuk i bëri që të qëndronin bashkë për shumë kohë. Mos ndoshta ishte vetëm një shkëndijë e momentit?

Showbiz fotograf lidhje shtrat