Policia e Shtetit në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës ka ushtruar kontrolle në zonat urbane, rurale dhe në ato pyjore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që kryejnë ndërtime pa leje apo prerje të paligjshme të pyjeve .
Si rezultat i këtyre kontrolleve në të gjithë vendin, vetëm ditët e fundit janë evidentuar nga, strukturat e Policisë së Shtetit 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, nga këto:
43 raste në fushën e ndërtimeve pa leje dhe 11 raste për prerje të paligjshme të pyjeve .
Operacioni kundër krimeve mjedisore, informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon në të gjithë vijën bregdetare.