Aktualitet10 Dhjetor 2018, 20:09

Pas ambasadës amerikane reagon edhe delegacioni të BE-së në Shqipëri: Siguroni proces transparent për ngritjen e KLGJ dhe

Shkruar nga Pamfleti
Pas ambasadës amerikane reagon edhe delegacioni të BE-së në

Pas ambasadës amerikane reagon edhe delegacioni të BE-së në Shqipëri: Siguroni proces transparent për ngritjen e KLGJ dhe KLP

Pas ambasadës amerikane edhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri vjen me një mesazh të qartë për sistemin gjyqësor shqiptar.  Përmes një postimi në Facebook, u bëhet thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), që do të mbahet këtë javë.

Po ashtu, ajo thekson se një sistem drejtësie tërësisht funksional është në interesin e qytetarëve, por edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deklaratë e Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm dhe profesional do të jetë në dobi të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë shprehur me shumicë dërrmuese mbështetje për reformën në drejtësi. Një sistem gjyqësor plotësisht funksional është gjithashtu në interes të qartë të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Ne u bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces zgjedhor të lirë dhe transparent për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ndërtimi i vazhdueshëm i institucioneve të reformës së drejtësisë duhet të mbahet dhe të konfirmohet këtë javë.

Ky është shansi për gjyqtarët dhe prokurorët që të kontribuojnë dhe të formësojnë sistemin shqiptar të drejtësisë për të ardhmen. Ne presim që ata të tregojnë ndjenjë përgjegjësie në krijimin e këtyre institucioneve jetësore.

Konsolidimi i mëtejshëm i progresit, veçanërisht nëpërmjet krijimit të strukturave të pavarura gjyqësore të parashikuara nga reforma kushtetuese, është një hap thelbësor në rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit në qershor 2019.

Aktualitet Delegacioni i BE-së në Shqipëri