Shkak është fakti, se me vendimin e tij, për të mos i hapur rrugë vjedhjes gjigande, në këtë rrugë koncesionare me fond 260 milionë euro dhe 40 milionë euro “rezervë emergjence natyrore”; Presidenti i biznesit të 85 hektarë gurore, i 17 HEC-ve e ndërtimit të pallateve e vilave në Tiranë, Durrës, Vlorë e Lalz; i hoqi nga goja 90 milionë euro dhuratë, “rilindësit” të TV-Klan
Ka qenë tepër tronditës për pronarin e “TV-Klan”, Sandër Frangaj, Dekreti Nr. 11255, datë 08.08.2019; për bllokimin e koncesionit të rrugës “Milot-Balldren”, me vlerë 260 milionë euro, të cilin, me sekserizmin e tij, kryeministri Rama ia dhuroi oligarkut Ndue Kola me 3-fish të kostos reale.
Mos-dekretimi i koncesionit nga Ilir Metaj, ishte vendim i papritur për “rilindësin” Sandër Frangaj, mbasi më parë, ata kishin rëndë dakord nëpërmjet sekserëve të përbashkët Gjiknuri-Haxhinasto; që ky koncesion do dekretohej, mbasi Likes iu argumentua, se “nuk ishte pazar i Ramës”, por vetëm “100% interes i Sandrit”.
Mirëpo, “ujku” Ilir Meta, që kur bëhet fjalë për pushtet e miliona, njeh gjuhën e përdredhur të sekserëve dhe “erën” e pazareve; nuk e dekretoi këtë vjedhje gjigande, mbasi zbuloi se “tepsinë” e koncesionit të rrugës “Milot Balldren” e kanë Rama-Frangaj, me nga 50% të pjesës së shtuar 180 milionë euro.
Pas këtij bllokimi, Sandri ka urdhëruar shefat e redaksive së lajmeve në “TV-Klan” e TV-Klan Plus”, të hartojnë një sulm goditës të egër e intensiv, kundër Ilir Metës dhe parti-familjes së tij LSI, me objekt karrierën e zezë politike të pandëshkuar nga drejtësia; dhe pasuritë e shumta, që ka vënë në 28 vite politikë e pushtet me Nanon, Berishën, Ramën.
Ky sulm, ka nisur me guroret e Malit Tomor dhe dosjen e CEZ-DIA, duke e veçuar Saliun nga afera e përbashkët; por kanë nisur edhe kronikat për “vdekjen” e LSI, si parti drejtorësh e ministrash hajdutë që kanë pasuruar familjen Meta.
Kjo lëvizje prej Sandër Frangajt, “kumbarës” përfitues 90 milionë euro në këtë pazar koncesioni; është bërë si shenjë presioni ndaj Ilir Metës, për ta rishikuar dekretin; ndërkohë që Sandri, i ka dërguar “lajmës”, për t’i bërë të ditur se në fillim të shtatorit, janë gati kronikat dhe emisionet investigative, që do mbështesin lëvizjen “Rama-Basha”, për rrëzimin përfundimtar të Ilir Metës, me indicie e referencë, për ta çuar para drejtësisë./Pamfleti