Aktualitet 6 Dhjetor 2018, 14:26

Pas denoncimit nga “PAMFLETI”, prokurori pasanik Dritan Rreshka, hiqet dhe nga kupola e Magjistraturës

Shkruar nga Pamfleti

Pas denoncimit nga “PAMFLETI”, prokurori pasanik Dritan Rreshka, hiqet dhe nga kupola e Magjistraturës

Ndërsa ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka, megjithëse është shkarkuar nga kjo detyrë si hajdute e mbi 200 milionë euro fonde shtetërore, po vazhdon të mbahet në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraurës, nga kryetari Xhezair Zaganjori, “VIP” i korrupsionit në drejtësi dhe në apelim prej ONM, fakt që tregon se lidhjet brenda sistemit të kalbur të drejtësisë, janë mpleksur aq shumë e fortë, sa fijet e tyre, nuk priten as kur e detyron ligji


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Në datën 31.07.2018, Komisioni Pavarur i Kualifikimit (KPK), shkarkoi nga detyra dhe përjashtoi nga sistemi i drejtësisë, Kryeprokurorin e Tiranës, milionerin Dritan Rreshka, me akuzën e provuar, për pasuri të pa justifikuara me nivelin e pagave dhe për fshehje e deklarim të rremë të tyre.

Por edhe pas vendimit të shkarkimit, ish-kryeprokurori Dritan Rreshka, vazhdonte të qëndronte, në detyrën si Anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, mbasi kryetari i këtij këshilli Xhezair Zaganjoiri, “VIP”-i korrupsionit në drejtësi e në apelim prej ONM, dhe nënkryetarja Arta Marku, refuzonin ta largonin nga ky funksion, megjithëse e detyron neni 62, i Ligjit 84/2016.

Pas denocnimit të këtij skandali nga “PAMFLETI”, paçka se me shumë vonesë, Xhezair Zaganjori, Arta Marku (mikesha dhe pazarxhesha e Dritan Rreshkës), me ndërhyrjen e ONM, u detyruan të pezullojnë si pedagog dhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, ku ishte caktuar, nëpërmjet lidhjeve nepotike, klaneve e “qokave” që kishte bërë gjatë detyrës.

Mirëpo, një skandal tjetër, po bën kryetari Xhezair Zaganjori, i cili në kundërshtim të plotë me ligjin, vazhdon të mbajë në Këshillin Mbikëqyrës të Shkollës së Magjistraturës, ish-Avokaten e Shtetit, Alma Hiçka, megjithëse ajo është shkarkuar nga kjo detyrë qysh më 31 tetor 2018, për 200 milionë euro korrupsion dhe sipas ligjit, nuk duhet të jetë në përbërje të këshillit, mbasi nuk është më Avokate e Shtetit./Pamfleti

Kryesore hiqet dhe nga kupola e Magjistraturës Pas denoncimit nga “PAMFLETI” prokurori pasanik Dritan Rreshka