Aktualitet17 Maj 2018, 00:49

Pas faqeve të mbuluara, zbulohet ditari seksual i Ana Frank

Shkruar nga Pamfleti
Pas faqeve të mbuluara, zbulohet ditari seksual i Ana Frank

Pas faqeve të mbuluara, zbulohet ditari seksual i Ana Frank

Botohen shënime të panjohura të ditarit të Anne Frank, ku ajo shfaq mendimet e saj “të pista” për seksin, dhe lakuriqësinë. Siç është e njohur, ditari i vajzës hebreje, është shkruar gjatë kohës që ajo qëndronte e fshehur nga nazistët dhe u botua pas vdekjes së saj në fund të luftës. BBC thotë se këto dy faqe ishin të ngjitura me një letër me ngjyrë kafe, me sa duket për t’i mbajtur të fshehura nga prindërit. Megjithatë, teknikat e reja të imazhit u kanë mundësuar hulumtuesve t’i lexojnë ato.

Këto dy faqe janë shkruar më 28 shtator, 1942, jo shumë kohë pasi 13 vjeçarja Anne Frank u fsheh bashkë me familjen e saj për t’i shpëtuar persekutimit. “Unë do t’i përdor këto faqe për të shkruajtur mendimet e mia “të pista”, thuhet në një prej tyre. Pastaj shton disa rreshta mbi nevojën për të folur mbi edukimin seksual, duke imagjinuar se për këtë duhet të flasë me dikë tjetër, siç ka bërë babai i saj kur i ka folur për prostitutat.

“Ana Frank shkruan në lidhje me seksualitetin me një mënyrë çarmatosëse”, thotë Ronald Leopold nga Muzeu i Amsterdamit. “Ashtu si çdo adoleshente, ajo është kurioze për këtë temë. Janë shaka klasike të fëmijëve në rritje. Ato tregojnë se Anna, me të gjitha ishte një vajzë normale”.

Një nga shakatë e saj është është:

“A e dini pse vajzat gjermane të Wehrmacht janë në Holandë? Për të shërbyer si dyshekë për ushtarët”.

Kjo nuk është hera e parë që e reja hebreje shkruan në lidhje me seksin. Ajo ka shkruar edhe batuta të tjera që kishte dëgjuar në shtëpinë ku qëndronte e fshehur, por ka dhe tekste për periodat dhe seksualitetin e saj.

Anne Frank ishte fshehur me familjen e saj më 5 korrik, 1942, gati një muaj pasi kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të 13-të një ditar. Ajo jetoi e fshehur me familjen dhe miqtë e saj, deri në zbulimin nga nazistët dy vjet më vonë. Ana Frank vdiq në kampin e përqendrimit nazist në vitin 1945, dhe ishte babai i saj, i cili ishte vetmi i mbijetuar I familjes që botoi ditarin e saj në vitin 1947.

Dossier