Politike13 Gusht 2019, 15:58

Pas Frrokajt të Lezhës, tjetër kryebashkiak demokrat liron zyrën pa ‘zhurmë’: I paligjshëm por unë do ta pres në zyr

Shkruar nga Pamfleti

Pas Frrokajt të Lezhës, tjetër kryebashkiak demokrat liron zyrën pa ‘zhurmë’: I paligjshëm por unë do ta pres në zyrë

Pas largimit të paqshëm të Fran Frrokajt është konstituar sot edhe këshilli i fundit bashkiak në Qarkun e Fierit, këshilli i Bashkisë së Mallakastrës, që është njëkohësisht edhe Bashkia e vetme e qeverisur këto vite nga të djathtët në bastionin socialist të Fierit.

Pas më shumë se disa mandate e qeverisur nga të djathtët, Bashkia e Mallkastrës, e njohur edhe si bastion i djathtë, do të qeveriset nga nesër nga socialistët.

Në një prononcim për mediet, kryebashkiaku në largim Agron Kapllanaj, në një reagim të ngjashëm me Fran Frrokajn, u shpreh se do ta priste në zyrë pasardhësin e tij, por është i jashtëligjshëm pasi doli në votime e jo në zgjedhje, megjithëse jemi miq dhe kolegë. Gjatë takimit të fundit me administratën, Kapllanaj u shpreh se ndihet krenar për to.

“Në ditën e fundit të madatit tim, mbaroj detyrën. Do e prisja pasardhesin tim nëse do ishte i tillë, por është i jashteligjshëm pasi doli nga votime e jo zgjedhje. Jemi miq e kolege, por ky është një emërim politik qe i ka ditët e shkurtra. Pas pak muajsh kemi zgjedhjet e reja dhe do të kemi zgjedhje të vërteta në vend. Jam në politike dhe do të jem.”- është shprehur Kapllanaj.

codramol
smile

Politike Pas Frrokajt të Lezhës tjetër kryebashkiak demokrat liron zyrën pa ‘zhurmë’: I paligjshëm por unë do ta pres në zyrë