Bota29 Prill 2019, 19:17

Pas lajmeve të tradhëtisë bashkëshortore, çifti mbretëror feston ditën e veçantë

Shkruar nga Pamfleti

Pas lajmeve të tradhëtisë bashkëshortore, çifti mbretëror feston ditën e veçantë

Për familjen mbretërore dita e sotme është një nga më të bukurat pasi çifti Princ William dhe Kate Middleton festojnë 8-vjetorin e lidhjes në martesë.

Në profilin e tyre zyrtar janë publikuar disa foto nga dita e martesës së tyre ku shkruhet:

“8 vite më parë- Ju falenderojmë për letrat e ëmbla për përvjetorin e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh”. Çifti mbretëror ka aktualisht 3 fëmijë, djem dhe një vajzë. Ndonëse është një nga historitë e dashurisë më të përfolura William dhe Kate kanë patur kohët e fundit disa probleme me lajmet për një tradhti të tij me komshien e tyre Rose Hunbury gjatë shtatzënisë së tretë të Kate.

Familja mbretërore i ka hedhur poshtë këto aludime, madje William ka nisur procedim penal për mediat që kanë publikuar lajme të tilla.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota çifti mbretëror festa Tradhëtia