Aktualitet30 Mars 2018, 18:59

Pas Llallës radhën e ka “dashnorja”/ Rovenës i sekuestrohen pronat e padeklaruara, nga apartamente e deri tek sht

Shkruar nga Pamfleti
Pas Llallës radhën e ka “dashnorja”/ Rovenës i

Pas Llallës radhën e ka dashnorja/ Rovenës i sekuestrohen pronat e padeklaruara, nga apartamente e deri tek shtepitë e pushimit në plazh (Lista e plotë)

Pas zbulimit të bujshëm të të paktën 16 pronave të fshehura e të padeklaruara nga ish Nr. 2 i Prokurorisë së Përgjithshme, ka përfunduar procedura e verifikimit dhe vlerësimit të tyre në terren. Duke i hapur në këtë mënyrë rrugën nisjes sot të procedurave për sekruestrimin e këtyre pronave.

Vendimi i marë ka ardhur pas sigurimit të provave dhe dëshmive të pakundërshtueshme, duke e bërë këtë rast, kazusin e parë për bllokimin e pronave të ish zyrtarëve të lartë të cilat i kanë vendosur ato në mënyrë të kundraligjshme e në sistemin e vjetër të drejtësisë.

Rovena Gashi eshte ish drejtoresha e Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte dhe e Dekriminalizimit në Prokurorine e Pergjithshme ne kohen e Adriatik Llalles.

Gashit i jane zbuluar si te padeklaruara ne procesin e vettingut plot 16 prona te patundshme, nje pallat ne plazhin e Durresit, 14 apartamente, dhe dy godina te medha biznesi, njeri per fasonet dhe nje tjeter per shitje me shumice e pakice te materialeve hidrosanitare, ne Lagjen 14 ne Shkozet.

Vlera e ketyre pronave perllogaritet te jene mbi 2 milione euro dhe pritet qe ato ti falen familjeve te pastreha te qytetit te Durresit dhe zones se Shkembi te Kavajes dhe fshatrave rrotull te Komunes se Rrashbullit.

Ne ditet ne vijim, pritet qe te kete nje konference shtypi ku do te tregohen me vide dhe foto te gjitha keto prona dhe operacioni per sekuestrimin e tyre, duke e bere kete, nje model per te gjitha pronat e tjera te zyrtareve te sistemit te drejtesise.

Paralajmerimin per kete, e kishte dhene pak dite me pare ish ministri i Drejtesise Spartak Ngjela me ane te nje statusi ne facebookun e tij zyrtar:

“Këta të korruptuar që kanë vjedhë çdo gjë në Shqipëri në 20 vjet; çfarë janë – kriminelë?

Jo, janë qejflinj krimesh.

Këtej e tutje do të shfaqen pronat e korrupsionit.

Gjithsesi, të gjitha abuzive janë, por tani që po shfaqen mediatikisht pronat e Llallës dhe Gashit, duhet që gjithsecili të kujtohet për një gjë?

Si i kanë fituar këta këto prona?

Është shumë e rëndë kur e mendon. Që të gjitha janë para të paguara nga bota e krimit për t’iu mbyllur autorëve dosjet e krimit.

Aty, në ato prona, në pishina, hotele, vila dhe restorante gjendet gjaku i të vrarëve nga krimi i pandëshkuar; gjenden vjedhjet e shtëpive të emigrantëve dhe të shqiptarëve të ndershëm me autorë të liruar nga prokurori; gjenden para të paguara nga Basha për 200 milionë dollarët e grabitura nga Rruga e Kombit; gjenden paratë e paguara nga Meta për të mbyllur aferat e tij të korrupsionit; janë paratë e paguara për të legalizuar aktet e vjedhjes së tokave në bregdet nga të gjithë llojet e pushtetarëve dhe nga familjarët e tyre; gjenden paratë e paguara të pushtetarëve, për të legalizuar abuzimet e tyre,raporton Alpenews.

E pse të zgjatemi: thjesht aty, në ato prona, gjendet bashkëpunimi i pastër i prokurorëve me krimin e organizuar.”

Aktualitet nga apartamente e deri tek shtepitë e pushimit në plazh (Lista e plotë) Pas Llallës radhën e ka dashnorja/ Rovenës i sekuestrohen pronat e padeklaruara