Showbiz22 Tetor 2019, 10:39

Pas ndarjes Robert Berisha kapet mat me Nora Istrefin

Shkruar nga Pamfleti

"Roberti i "lutet" për një kthim të dytë", Nora Istrefi surprizon me reagimin

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë ndër figurat publike më të komentuara si për jetën e tyre personale dhe atë profesionale. Që pas deklaratës së Robertit për ndarjen nga bashkëshortja mund të themi se kanë qenë në kryefjalën e shtypit rozë.

Ata kanë qenë një dyshe fantastike jo vetëm në jetën personale por edhe në skenën e muzikës. Pothuajse çdo këngë e tyre është pritur mjaft miirë nga publiku.

Kujtojmë se ishte Robert Berisha i cili në muajin gusht njoftoi publikisht se ai dhe Nora nuk ishin më bashkë. Këngëtari argumentoi se mes tyre nuk kishte më dashuri, mirëpo do të ruanin marrëdhënie të mira për shkak të vajzës së tyre, Renee.

Dhe duket se në fakt kështu ka ndodhur. Dyshja janë filmuar së fundmi në aeroport. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga ‘Prive’, Nora bashkë me Erën dhe DJ Red, janë shoqëruar për në aeroport nga Roberti dhe nuk dihet ende destinacioni i fluturimit.

Ndërkohë, pak ditë më parë Nora reagoi për herë të parë për ndarjen nga Roberti dhe tha se nuk kishte çfarë të shtonte më.

“As edhe një gjë s’kam çfarë të shtoj. Vetëm i uroj gjithë të mirat”, ka thënë Nora.

codramol
smile

Showbiz Pas ndarjes Robert Berisha kapet mat me Nora Istrefin