Aktualitet16 Qershor 2019, 20:22

Pas përgjimeve, Dako vazhdon me terezi ‘punimet’, miraton ndërtimin e 4 kullave

Shkruar nga Pamfleti
Pas përgjimeve, Dako vazhdon me terezi ‘punimet’, miraton

Pas përgjimeve, Dako vazhdon me terezi 'punimet', miraton ndërtimin e 4 kullave

Kurora e gjelbër e Durrësit, ose mushkëria e qytetit bregdetar në Kodër Vilë në Durrës është duke u masakruar ditët e fundit.

E konsideruar si zonë me rrezikshmëri të lartë sizmiologjike për shkak të të erozionit, e rrëshqitjesh masive të dherave, në këtë zonë ndërtimet u pezulluan për dekada me radhë, po ashtu edhe prerja e pemëve.

Pemët të mbjella 70 vjet më parë me punë vullnetare për të parandaluar erozionin, po priten nga një firmë ndërtimi e cila ka marrë leje për ndërtimin e katër godinave pallate, pikërisht në majë të kodrës.

Duket që Dako pas daljes së përgjimeve nga gazeta gjermane ‘BILD’ nuk e ka vënë ‘ujin në zjarr’ dhe vazhdon miratimin e lejeve në fund të mandatit.

Aktualitet Dako vazhdon me terezi 'punimet' miraton ndërtimin e 4 kullave Pas përgjimeve