Aktualitet22 Maj 2019, 14:42

Pas refuzimit të kandidaturës për kryebashkiak, Fredi Bejleri thirret te Krimet e Rënda

Shkruar nga Pamfleti
Pas refuzimit të kandidaturës për kryebashkiak, Fredi Bejleri

Pas refuzimit të kandidaturës për kryebashkiak, Fredi Bejleri thirret te Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur pas 25 vitesh dosjen që njihet ndryshe si “Masakra e Peshkëpisë”. Për këtë çështje është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe Fredi Dhionis Bejleri. Kujtojmë që Bejlerit i është refuzuar kandidatura për kryebashkiak i Himarës, për zgjedhjet e 30 qershorit.

Posta kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët pasi vranë rojen ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit kapiten i Parë Fatmir Shehu plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.

Fiqiri Shehu vëllai i komandantit të postës kufitare, kapitenit të vrarë Fatmir Shehu kërkoi edhe një herë gjetjen e vrasësve.
E regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek ngjarja e Peshkëpisë ka mbetur ende e pazbardhur, ndërsa ndër vite dëshmitarët kanë pohuar se agresorët që flisnin greqisht mund të jenë ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë shqiptarë.

Aktualitet Fredi Bejleri