Aktualitet14 Gusht 2019, 09:53

Pas të nxehtit përvëlues, zgjohet ISHP: Këto janë masat që duhen të merrni!

Shkruar nga Pamfleti
Pas të nxehtit përvëlues, zgjohet ISHP: Këto janë masat

Pas të nxehtit përvëlues, zgjohet ISHP: Këto janë masat që duhen të merrni!

Ndërkohë që në vend po përjetohen ditët më tënxehta, Instituti i Shëndetit Publik ka dal me nje njoftim për të gjithë qytetarët duke i udhëzuar sesi të përballojnë të nxehtin.

ISHP iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të evitojnë sa më shumë ekspozimin në diell, për të shmangur problemet shëndetësore.

Njoftimi i ISHP: 

Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të ?tempreaturave të larta këshillohet:

? Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ⏰ ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).
? Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

? Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. ?
? Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. ?
? Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. ?
? Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. ?
? Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. ?
? Për personat që përdorin ?medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
? Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Aktualitet Pas të nxehtit përvëlues zgjohet ISHP: Këto janë masat që duhen të merrni!