Kronike22 Korrik 2018, 07:59

Pas ‘Toyotës’ me euro në Durrës sekuestrohet ‘Audi’ me paund, kjo është shuma e gjetur

Shkruar nga Pamfleti
Pas ‘Toyotës’ me euro në Durrës sekuestrohet

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 179/a dhe 25 të Kodit Penal.

Policia kufitare e Durrësit ka bllokuar dhe sekuestruar në port ditën e djeshme në dy raste mbi 30 mijë paund. Policia fillimisht nga kontrolli në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M. në çantë ju gjetën e bllokuan  një sasi  paund që nuk i kishte deklaruar.

Dje u rregjistrua rasti i dytë, ku personave me inicialet B. M. dhe F. Gj. 32 vjeçe e 41 vjeç iu bllokuan sërish një sasi paund të padeklaruar,rreth 17 mijë paund.

Mësohet se shuma e bllokuar është 30 mijë paund në të dy rastet, personat që dispononin paratë po u kthenin nga Britania, ata janë marrë në pyetje për origjinën e paundve dhe janë lënë të lirë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 179/a dhe 25 të Kodit Penal.

Pak javë më parë në portin e Durrësit u gjetën dy ‘Toyotas Yaris’ të mbushuara brenda me 3.4 milion euro.

Kronike