Showbiz 7 Korrik 2018, 14:22

Pas transplantit të veshkës, këngëtarja e njohur me famë botërore merr vendimin më drastik

Shkruar nga Pamfleti

Selena Gomez është një nga këngëtaret më famshme në botë dhe karakterizohet nga ëmbëlsia që ajo ka, përpos talentit të saj të madh në muzikë që kushdo e do edhe e vlerëson atë si artiste.

Por së fundmi ajo ka marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën artistike. Këngëtarja ka vendosur të shkëputet prej botës së hollywudit.

“Hollywood Scoop” kanë deklaruar se asgjë në jetën e saj nuk po shkon siç duhet. Që pas transplantit të veshkës, Selena ka kaluar shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes.

Bashkimi dhe ndarja me Justin Bieber është ende e freskët dhe komentohet vazhdimisht në media. Ajo e cila mori një drejtim negativ është edhe sezoni i dytë i “13 Reasons Why”.

Babai i një adoleshenteje të vetëvrarë akuzoi publikisht Gomez se kjo fatkeqësi ndodhi menjëherë pasi vajza e tij kishte përfunduar së shikuari sezonin e dytë të këtij seriali.

Madje, 25-vjeçarja ka nxjerrë në shitje vilën në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi do të shpërngulet përfundimisht në shtetin amerikan të Texasit për të vazhduar jetën normalisht si një qytetare e thjeshtë.

Ndryshe, këngëtarja kishte paralajmëruar disa koncerte dhe këngë, gjë që nuk dihet nëse do t’i realizoj. ‘Fatkeqësi’ momentale do thonim ne, pasi urojmë dhe shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë për atë.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz