Kosova 7 Tetor 2019, 11:43

Pas zgjedhjeve, Kosova në paqe/ Thaçi përgëzon kandidatët: Votim i lirë, pjekuri politike!

Shkruar nga Pamfleti
Pas zgjedhjeve, Kosova në paqe/ Thaçi përgëzon

Pas zgjedhjeve, Kosova në paqe/ Thaçi përgëzon kandidatët: Votim i lirë, pjekuri politike!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar sot partitë politike për votimet e zhvilluara dje. Thaçi veç përgëzimeve dhe fjalëve të mira për krerët politik, ka kërkua edhe përgjegjësi maksimale në krijimin e qeverisë së re.

Duket se pas përfundimit të zgjehdjeve në Kosovë mizotëron qetësia, pasi humbja është pranuar edhe nga partitë opozitare, gjë e cila tregon edhe cilësinë e procesit të votimeve.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike  për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, shkruan Thaçi.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjodhën dje përfaqësuesit e tyre për në Kuvendit e Kosovës ku më pas do të zgjidhet e Qeveria e re me mandat 4 vjeçar. Përgjithësisht procesi i votimit u karakterizua nga një frymë e qetë zgjedhore por nuk munguan disa parregullsi që kishin të bënin me listat e zgjedhësve dhe ushtrim presioni ndaj votuesve.

Që në orët e para të procesit të votimit,  në Mitrovicë policia me urdhër të prokurorisë ndaloi dy komisionerë pasi ata kishin lejuar votues serb që të votonin me dokumenta të Serbisë, në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Sipas Koordinatores Nacionale për Zgjedhjet, Laura Pula, në rang vendi u arrestuan apo ndaluan 15 persona për keqpërdorim të votës dhe incidente të tjera në qendrat e votimit.

 

Prishtine