Showbiz12 Shtator 2019, 10:09

Pas zhurmës në media për fillimin e një lidhje të re, reagon Robert Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Norën kam për ta pasur në zemër sa të jem gjallë: Robert Berisha përgënjështon lajmet mbi lidhjen

Robert Berisha dhe Nora Istrefi që pas ndarje së tyre janë kthyer në kryefjalën e mediave. Kujtojmë se ishte Roberti ai që bëri publike me ndjekësit se është ndarë nga Nora ku sipas tij dashuria kishte përfunduar mes çiftit.

Menjëherë pas lajmit të ndarjes, Nora udhëtoi së bashku me vogëlushen e saj, Renee dhe të ëmën për të kaluar disa ditë pushimi. Duket se tani edhe Roberti ka vazhduar përditshmërinë e tij.

Dje shkaktoi zhurmë mediatike një foto e robertit me një vajzë misterioze ku shikohej përkrah tij. Sipas “Prive” flitet se dyshja janë në një lidhje dhe se aktualisht janë duke pushuar në Turqi.

Por pas këtyre lajmeve ka ardhur dhe reagimi i parë i artistit, i cili ka publikuar një foto në ‘Instagram-in’ e tij ku shihet krah 4 vajzave bukuroshe.

“Diçka po zihet”, ka shkruar këngëtari krah fotos ku shfaqet Jess, por dhe reperja Rina Balaj. Ai ka etiketuar gjithashtu në postim edhe këngëtaren e njohur ‘Big Mama’ së bashku me figurën e një videoje.

Me siguri Roberti po përgatit ndonjë projekt të ri muzikor dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ai është shfaqur nën shoqërinë e tyre së fundmi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Showbiz Pas zhurmës në media për fillimin e një lidhje të re reagon Robert Berisha