Pasi e mbrojti, Rama thërret në Kryeministri ministrin Xhafaj

Edhe pse nuk e lëshoi Xhafajn, kryeministri Rama e ka thirrur këtë të fundit në një takim në Kryeministri.

Rama tha para grupit të PS se audio-përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj nuk është i vërtetë. Sipas shefit të qeverisë tani është koha që dikush të përgjigjet me burg pasi ka marrë përsipër autenticitetin e videos, referuar kështu zyrtarëve të PD.

“Përsa i përket materialit për të cilin Saliu tha se është një material i regjistruar me kujdes, dhe tha nuk e nxjerrim dëshmitarin se kemi frikë se na e vrasin, unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore në laboratorin më serioz të botës, mua ajo përgjigje më mjafton, po bëj një parantezë jo për të vënë ulërimën kundër hetimit apo për të bërtitur montazh montazh por për t’ju thënë juve që nuk jemi përballë një prove por përballë një MASHTRIMI me një material jo autentik”, u shpreh Rama.

Ndërkohë vëllai i ministrit Xhafaj i akuzuar për trafik ndërkombëtar, ka njoftuar se do të paraqitet vullnetarisht para autoriteteve italiane.