Izraeli është një nga shtetet që ka vaksinuar më shumë qytetarë, pasi rreth 30% e popullsisë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Më shumë se 2.5 milionë banorë janë vaksinuar, ndërkohë që shteti izraelit ka filluar të vaksinojë edhe adoleshentët.
Duke filluar nga dita e sotme, adoleshentët e moshës 16-18 vjeç do t’u jepet doza e parë e vakinës kundër koronavirusit.
Kujtojmë se Izraeli ishte një nga shtete e para që filloi vaksinimin në 20 dhjetor të vitit të kaluar, ku të parët që e morën vaksinën ishin pjesëtarët e perosnelit shendetësor dhe më pas të moshuarit.