Anti-Mafia 9 Maj 2019, 16:13

Pasuria e Bufit të “Toscanës” (Roskovecit), apartamente, toka, biznese, lokale, llogari e 5 miliardë lekë tendera shteti

Shkruar nga Pamfleti
Pasuria e Bufit të “Toscanës” (Roskovecit), apartamente,

Pasuria e Bufit të “Toscanës” (Roskovecit), apartamente, toka, biznese, lokale, llogari e 5 miliardë lekë tendera shteti

Familjarja e Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Edi Ramës, bërë deputete  më pas kryetare bashkie, në zonën më të varfër e të braktisur të Fierit, ka vënë pasuri me tendera shteti, të cilët i merr nëpërmjet bizneseve të bashkëshortit, tek kolegët kryebashkiakë e drejtora “rilindës”, në Vlorë, Selenicë, Fier, Lushnjë

Sipas listës që ka hartuar Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, në Bashkinë Roskovec, kandidate për një mandat të dytë, do të jetë përsëri familjarja dhe sekserja e tij, Majlinda Bufi, pasanikja e cila, në vitin 2015, dorëzoi mandatin si deputete, për të marrë kolltukun e kësaj bashkie, të cilën, sipas pasurisë që ka, tregon se nuk e paska dashur për t’i shërbyer komunitetit, por kuletës së saj.

Dy muaj më parë, kryeministri Rama, hipi majë kodre në Roskovec dhe duke hapur krahët e ulëritur, quajti Roskovecin, “Toscana” e Shqipërisë, si propagandë para-elektorale, për të përligjur rikandidimin e Majlinda Bufit.

Kandidimi i saj është vendosur, pavarësisht se Ramës, i kanë shkuar mijëra denoncime të banorëve, të lënë pa punë, me shkolla e qendra shëndeti mizerje, me rrugë balte të financuara e të pa ndërtuara, pa ujë për vaditje, pa mbështetje sociale, pa zgjidhje problemesh të pronësisë së tokave, pa projekte bujqësore e blegtorale, dhe me zhdukje të fondeve publike, nëpërmjet  korrupsionit.

Sipas të dhënave zyrtare, “Toskanën” Roskovec, rezulton se e kanë braktisur 12 mijë persona, ose 33% e numrit total të banorëve që ka zona, për shkaqe shërbimesh sociale dhe fondeve të investimeve, që qeveria i jep ditën, por kryetarja Bufi i zhduk natën, bashkë me Ëngjëll Agaçin dhe klientët e tij.

Në krejt zonën e Bashkisë Roskovec, i vetmi zhvillim i vrullshëm që ka ndodhur e vazhdon, janë shtimi i pasurive e llogarive bankare të kryetares, prej 3 vitesh edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë e Fier, ta maskuara pas dy bizneseve “ANBI” e “MARIVA”, të bashkëshortit të saj, Arben Bufi, njerin si biznes “hije”, ndërsa me tjetrin, përfitues tenderash, pas emërimit të gruas deputete e kryebashkiake.

Nga viti 2013, kur është ngjitur në pushtet e deri sot, kryebashkiakja Majlinda Bufi, që po “investon” për mandatin e dytë në Roskovec, ka marrë 108 tendera shtetërore, sidomos në sistemin e vaditjes dhe rikonstruksion zyrash shteti.

Për vitin 2013, ka marrë 63 tendera, me vlerë 190 milionë, 296 mijë e 444 lekë të reja; për vitin 2014, ka marrë 12 tendera, me vlerë totale 90 milionë, 546 mijë e 463 lekë të reja, ndërsa për vitet 2015-2019, ka marrë 33 tendera, me vlerë 164 milionë lekë të reja, ose në total, afro 5 miliardë lekë fonde shteti.

Pasuria e pasanikes “rilindëse”, kreybashkiake e zonës më të varfër e të braktisur

  • Apartament 320 m2 në Roskovec, viti i ndërtimit 2006, me vlerë 9 000 000 lekë.
  • Lokal 2 kate, sip 640 m2, në Roskovec, viti i ndërtimit 2007, me vlerë 18 000 000 lekë.
  • Tokë arë, sip 3120 m2, në Roskovec, viti i blerjes 2007, me vlerë 7 500 000 lekë.
  • Tokë arë, sip 1665 m2, Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 710 526 lekë.
  • Tokë arë, sip 1850 m2, në Roskovec, viti i blerjes 2004, me vlerë 789 473 lekë.
  • Dyqan 42.5 m2, në Roskovec, viti i blerjes 2012, me vlerë 5 500 000 lekë.
  • Tokë, truall e kabinë elektrike, 213 m2, në Roskovec, 110 760 lekë, blerë në vitin 2000.
  • Bashkëshorti Arben Bufi, pronar “Oficinë” e kabine elektrike, në Roskovec, sip 600 m2+12 m2, blerë në vitin 1996, me vlerë 4 000 000 lekë objekti dhe 2 000 000 lekë trualli.
  • Bashkëshorti pronar trualli ofiçinës, 1509 m2, blerë në vitin 1997, me vlerë 482 880 lekë.
  • Bashkëshorti, prenotim dyqani, kati përdhes plus garazhe nr.6-7 me sip 60 m2 me shoqërinë “Ardit-06” shpk, vlera 100 000 euro.
  • Bashkëshorti porosi, zyrë 82 m2 me vlerën 75 000 euro+apartament 164.45 m2, me vlerë 55 000 euro, në shoqërinë “Ardit-06” shpk.
  • Bashkëshorti, ap. 146 m2 në Tiranë, pagesa në “Luarasi-05”, në vlerën 116 800 euro.
  • Blerje lokali, 311.3 m2, nga “Ardit-06”, vlera 435 820 euro, paguar 300 000 euro.
  • Llogari bankare, në vlerën 58 751 lekë. Burimi: të ardhura nga emigracioni.
  • Llogari personale 298.49 lekë. Burimi: të ardhura nga emigracioni.
  • Llogari personale në bankë të nivelit të dytë, në vlerën 33 782 lekë.
  • Depozitë në emër të vajzës, 796 704 lekë. Burimi: kursime nga puna dhe paga.
  • Depozitë në emër të djalit, 796 755 lekë.Burimi: kursime nga puna dhe paga.
  • Bashkëshorti llogari rrjedhëse, 2 096 lekë. Burimi: kursime.
  • Bashkëshorti llogari rrjedhëse, 11 266 lekë. Burimi: kursime.
  • Gjendje Cash në shtëpi, në vlerën 20 000 000 lekë.
  • Autoveturë tip BENZ MERCEDES, prodhim i vitit 1996, me vlerë 1 500 000 lekë.
  • Bashkëshorti aksione në “Anbi shpk” si ortak i vetëm, në vlerën 31 800 000 lekë.
  • Dhënie huaje pale të tretë, në vlerën 2 150 000 lekë.
  • Të ardhura 1 022 930 lekë, paga, dieta dhe projekte si Kryetare e Bashkisë Roskovec.
  • Të ardhura me vlerë 72 563 lekë nga ISSH, kompensim nga paga e deputetes
  • Bashkëshorti, të ardhura neto 929 112 lekë, paga si administrator i shoqërisë “Mariva”.
  • Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 23 612 lekë, interesat bankare prane Raiffeisen Bank.
  • Bashkëshorti, të ardhura neto 23 612 lekë nga interesat bankare pranë Raiffeisen Bank.
  • Bashkëshorti, të ardhura neto 3 166 500 lekë nga dhënia me qira e objekteve me porosi.
  • Bashkëshorti, të ardhura 1 816 460, lekë nga shoqëria “Mariva” Sh.p.k, si kthim huaje.
  • Shtesë me 85 265 lekë në Raiffeisen Bank, nga paga dhe shpërblime.
  • Bashkëshorti, shtesë 63 612 lekë në Raiffeisen Bank, të ardhura nga paga.
  • Bashkëshorti, shtesë 63 612 lekë në Raiffeisen Bank, të ardhura nga paga.
  • Bashkëshorti, shtesë 5 092 412 lekë në “Credins Bank”, të ardhura nga qiratë.
  • Bashkëshorti, pakësim 136 007 Euro në “Credins Bank”, shlyerje kredie e Majlinda Bufi.
  • Bashkëshorti, shtesë 40 805 Euro në “Credins Bank”.
  • Bashkëshorti, llogari në “Credins Bank”, 90 000 Euro.
  • Bashkëshorti, aksioner i vetëm i shoqërisë “Mariva”.
  • Shtesë në godinën 3 kate+1 kat nëntokë, me sipërfaqe ndërtimi 574,2 m2 në Roskovec.

Këtë pasanike të pasuruar edhe me miliarda të paligjshme, marrë nga taksat e shqiptarëve në konflikt të hapur interesi, kryeministri Edi Rama, do ta kandidojë për një mandat të dytë në krye të bashkisë, me sekserizmin e Ëngjëll Agaçit, shefi i klientëve, që marrin tenderët e kësaj bashkie./Pamfleti

Anti-Mafia apartamente biznese llogari e 5 miliardë lekë tendera shteti lokale Pasuria e Bufit të “Toscanës” (Roskovecit) toka