Anti-Mafia10 Maj 2019, 20:17

Pasuria e Fatmir Mediut, 8 vjet ministër e 3 vjet shef i Gërdecit;  varfanjak, pa shtëpi, pa makinë e me 6 kredi në banka

Shkruar nga Pamfleti
Pasuria e Fatmir Mediut, 8 vjet ministër e 3 vjet shef i Gërdecit;

Pasuria e Fatmir Mediut, 8 vjet ministër e 3 vjet shef i Gërdecit;  varfanjak, pa shtëpi, pa makinë e me 6 kredi në banka

Sipas deklaratës pasurore, që ILDKP, i ka nxjerrë të vërtetë e të pastër, është fatkeqësi, që Fatmiri, 25 vjet shefi i partisë së pronave dhe prej 22 vitesh, deputet me pagë mujore sa 1 pagë vjetore mësuesi, të  jetë i pastrehë e jeton me qira, paçka se ka firmosur shitjen e dhënien me qira të 132 pronave kur ishte ministër i ushtrisë dhe ka dhënë leje koncesionare 10-30-vjeçare për 3450 gurore, pyje, 260 leje për shfrytëzim lumejsh për zhavorre e rërë, leje peshkimi, leje plazhesh, miniera, biznese fabrikash ushqimore e restorantesh, leje ndërtimi, metalurgjie e HEC-esh  

Shumë politikanëve, deputetëve, ministrave e ish-ministrave, shqiptarët ua kanë hequr mbiemrat e Gjendjes Civile, duke ua zëvendësuar me epitete për veset, bëmat kriminale e korruptive, që kanë manifestuar e bërë, gjatë viteve në politikë e sidomos, kur kanë qenë në pushtet e me këto mbiemra njihen.

Por askush nuk dinte, që ish-ministri “Fatmir Gërdeci”, rezulton varfanjak, që jeton vetëm me pagat mujore të tij si deputet (tani me 50% pagë) dhe me pagën e gruas, si shefe departamenti, në një nga ministritë e pushtetit të Edi Ramës.

Duke parë vetë-deklarimin pasuror, ndoshta është “shpifje”, që “Fatmir Gërdeci” akuzohet për miliarda të përfituara, në fabrikën e zezë të demontimit të municionit, në trafiqe armësh e droge dhe në afera korruptive, kur ishte 8 vite ministër, në në dy ministri, ku kishte emërime, projekte, gradime, shitje e qira pronash, tendera e licenca të shumta.

Ja pasuria e politilogut të (mos)kthimit të pronave

  • Të ardhura nga paga, dieta, shpërblime etj. si deputet për vitin 2017, shuma 2 361 207 lekë.
  • Bashkëshortja, Zhuljeta Mediu, të ardhura nga paga si Shefe Sektori në Ministrinë e Energji- Industrisë: shuma 914 387 lekë.
  • Bashkëshortja, Zhuljeta Mediu, të ardhura nga paga Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të “Prodhim mobilie”: Vlera 53 904 lekë.
  • Vajza, Semela Mediu, të ardhura nga paga në kompaninë “Agro-Blend” dhe administratore e “Beauty&City”: Vlera 1 661 600 lekë.
  • Bashkëshortja, Zhuljeta Mediu, llogari në BKT: shuma 7 143.76 lekë.
  • Gjendja e llogarisë së pagës, në “Credins Bank”: shuma 88 lekë.
  • Bashkëshortja, Zhuljeta Mediu, llogari në “Credins Bank”: 100 000 lekë.
  • Kredi në “Raiffeisen Bank”, detyrimi i mbetur: shuma 2 395 838lekë.
  • Llogari bankare në “Raiffesien Bank”: shuma 41 971 lekë
  • Kredi në “BKT”, detyrimi i pashlyer: shuma 111 189.66 euro.
  • Kredi në “Credins Bank”, shlyer totalisht: shuma 2 645 euro.
  • Kredi e shlyer për vitin 2017: shuma 284 524 lekë.
  • Kredi e shlyer për vitin 2017: shuma 13 789 euro.

Varfëria e “Fate Gërdecit”, ndoshta është, padrejtësi e pabarazi sociale trazicioni për udhëheqës të tillë popullor, ndoshta ILDKP e ka ngatërruar me deklaratën pasurore të Arta Markut, ose fshehja, është modesti e politologut të (mos)kthimit të pronave, mbasi sipas verifikimit, rezulton se shtëpi e makinë, ka dhe sanitarja e zyrave të PR./Pamfleti

Anti-Mafia 8 vjet ministër e 3 vjet shef i Gërdecit;  varfanjak pa makinë e me 6 kredi në banka pa shtëpi Pasuria e Fatmir Mediut