Aktualitet24 Prill 2019, 22:46

Patozi thumbon Lulzim Bashën: Ajo çfarë i ka bërë ai PD-së është si masakra e Tivarit

Shkruar nga Pamfleti
Patozi thumbon Lulzim Bashën: Ajo çfarë i ka bërë ai

Një prej themeluesve të partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi foli në Opinion jo vetëm për projektin politik të “Bindjes Demokratike”, por edhe për gjendjen e PD-së. Patozi e quajti largimin e tij në vitin 2017 brenda natës nga PD-ja, si një “pushkatim pa gjyq”. Sipas Patozit, ajo që bëri Lulzim Basha në 2017-tën i ngjan masakrës së Tivarit dhe për fat të keq është e njëjta masakër që po vijon.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e politikës shqiptare të heqësh drejtuesit në një natë, pa i dhënë asnjë shpjegim. Ky është pushkatim pa gjyq. Ajo që bëri Lulzim Basha në 2017-tën i ngjan masakrës së Tivarit. Këtë gjë nuk e ka bërë asnjë në historinë e politikë, as Rama, as Berisha, Nano apo Meta”,-tha Patozi.

Aktualitet