108-vjetori i Pavarësisë ka bërë sot bashkë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët kanë kryer homazhe te Monumenti i Pavarësisë në Vlorë.
Presidenti Meta dhe kryeministri Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit kombëtar, ndërkohë që u përkulën para Monumentit të Pavarësisë dhe vendosën kurora me lule. Rama dhe Meta ishin të shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërkohë që kjo ceremoni është zhvilluar në kushte të pazakonta për shkak të pandemisë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat kryeministri Rama uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit si edhe ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.
“Uroj gjithë shqiptarët kudo që janë, këtë ditë të bekuar të Flamurit tonë kombëtarë, të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë që është dhe dita e lindjes së Komandantit Adem Jashari. Dëshiroj t’i uroj Pavarësinë dhe Ditën e Flamurit dhe Presidentit Hashim Thaci që nuk gjendet sot në shtëpi”, tha Rama.