‘Tigri fluturues’ Arben Ahmetaj dhe Babloku miratuan dy ligje në dhjetor 2020 për të shqyer pasuritë e fundit publike me oligarkët; përdorën Anila Denajn dhe Milva Ekonomin si dorezë për t’i hartuar, dy ligjet hapin rrugën për ngritjen e bizneseve të reja të pushtetarëve në prona publike nën maskën e investimeve strategjike, më pas ‘Tigri’ shkoi për të ndarë përqindjet në Dubai, SPAK bën sehir
Shfaqja e kokave të korrupsionit dhe plaçkitjes në Shqipëri, në një darkë luksoze në Dubai, ku vetëm një byftek kushton rreth 300 USD, është thjeshtë një nga grimcat e perandosisë së korrupsionit me në krye Bablokun Edi Rama, por nga ana tjetër demaskon edhe një herë qeverinë në sytë e shqiptarëve, si një çetë plaçkitëse dhe propagande, siç përshkruhet në raportet publike dhe sekrete të Perëndimit.
Nuk është rastësi që në darkë ishin mbledhur ikonat e korrupsionit të Rilindjes me në krye ‘Tigrin fluturues’ Arben Ahmetaj, politikanin më të njollosur dhe me rekordet më të zeza të vjedhjeve, pasuar nga Belinda Balluku me vila nga Tirana në Londër, ‘Gëbëlsin’ e Bablokut Endri Fugën, Mazniku i aferave në Bashkinë e Tiranës etj. Ndërsa Edi Rama nxitoi ta banalizonte mesazhin e darkës tek kostoja dhe kush do ta paguante, me propagandën e tij tipike, një pyetje ka rëndësi për shqiptarët:
Për çfarë pazari u mblodhën kokat e korrupsionit në Dubai, kush fshihet pas tyre dhe çfarë do ndodhë pas kësaj darke me pasuritë e fundit publike?!
“Pamfleti” i jep përgjigje me fakte kësaj pyetje.
Në darkën e Dubait janë vulosur pazaret, për ndarjen e përqindjeve në kullat, zonat ekonomike dhe portet që do të ndërtohen në pronat publike. Ndaj, si në çdo pazar tjetër, që nga vjedhja e 50 milionë eurove me impulset telefonike 20 vjet më parë deri tek afera 400 milionë euro me fabrikat e djegies së plehrave të muajve të fundit, nuk mund të mungonte Arben Ahmetaj.
Pazari ka nisur në Tiranë që në vjeshtë të vitit 2020. Fillimisht janë hartuar dy ligje, njëri për zgjatjen e afatit “të paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik me procedurë të veçantë”, dhe tjetri për bashkëpunim ekonomik me qeverisë së Bablokut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.
Me anë të këtyre dy ligjeve, kokat e politikës dhe oligarkisë së Tiranës do të ngrenë bizneset e tyre të radhës në pronat publike, nën maskën e investime strategjike, ku qeveria lehtëson procedurat dhe shmang garën.
Në ligjin për ndryshimet strategjike është zgjatur afati i paraqitjes së kërkesave për investitorët gjoja për të investuar nga data 31 dhjetor 2020 që ishte deri në datën 31 dhjetor 2021. Ky ligj është ideuar nga ‘Tigri fluturues’ Ben Ahmetaj, por është paraqitur nga Anila Debaj, hija e Ahmetajt në krye të Ministrisë së Financave.
Ky ndryshim u miratua nga Parlamenti në 3 dhjetor 2020, me urdhër të Bablokut dhe me nxitjen e Ahmetajt. Shumica e deputetëve as që e kishin idenë se çfarë po votonin dhe çfarë fshihej pas. Po atë ditë, Parlamenti ka miratuar edhe marrëveshjen me arabët, për investimet. Kujtojmë që fillimisht, Ahmetaj dhe Rama u lidhën me ca sekserë kinezë, për të rrëmbyer Spitallën e Durrësit, por shumë shpejt u zbulua se kinezët ishin mashtrues dhe Ahmetaj u tërhoq shpejt, duke i shpëtuar burgut. Tani po përdorin gjoja investitorë arabë, për të rrëmbyer pasuritë publike.
Po në datën 3 dhjetor 2020, Parlamenti miratoi edhe ligjin tjetër për bashkëpunim ekonomik me arabët. Nisma është hartuar po nga Ahmetaj, por është paraqitur nga Milva Ekonomi dhe stafi i saj, me sinjalizimin e Bablokut.
Ekonomi ka thënë gjatë mbrojtjes së këtij ligji në Kuvend, se ky akt ligjor “në fushën e pronave/aseteve/objekteve të paluajtshme bashkëpunimi konsiston në blerjen e aseteve të paluajtshme në pronësi shtetërore dhe/ose investime të përbashkëta në projekte që përfshijnë zhvillimin e pronave shtetërore, në rast nevoje dhe bazuar në marrëveshje specifike për mundësimin e investimeve në objekte dhe pasuri të paluajtshme në pronësi shtetërore bazuar në interesin e përbashkët mes palëve”.
Marrëveshja parashikon një pikë shumë të rëndësishme, shmangien e garës. Pra, Ahmetaj do t’i vërë syrin pronës publike dhe do ta marrë pa asnjë garë, tendër apo procedurë të zakonshme. Në shenjestër është ndarja e anëve të bulevardit për të bërë kulla, porti i Durrësit dhe zona të tjera strategjike.
Të dy ligjet e miratuara me shpejtësi sollën më pas darkën e pazarit në Dubai, janë dekretuar me shpejtësi nga Ilir Meta, aleati më i besuar dhe i ngushtë i Arben Ahmetajt.
Meta nuk ka lënë ligj pa i kthyer Ramës, dy ligjet në fjalë i firmosi menjëherë. Me urgjencë lēvizi edhe Etilda Gjonaj e drejtësisë, duke i botuar në Fletoren Zyrtare.
Pas hyrjes në fuqi të dy ligjeve, ka nisur koordinimi për darkën e Dubait. Aty janë ndarë përqindjet në bizneset që do ndërtohen mbi prona publike./Pamfleti